Panairi i Vajit të Ullirit Shqiptar | 10 Maj 2017

184 0

Ditën e mërkurë, në 10 Maj 2017, USAID, Bashkia Tiranë, Shoqata Shqiptare e Vajit të Ullirit dhe AAC-Lushnja, do të organizojnë Ditën Kombëtare të Vajit të Ullirit, në sheshin kreativ tek Pazari i Ri, në Tiranë.

Gjatë kësaj dite do të organizohen aktivitete të shumta me qëllim promovimin e vajit të ullirit të prodhuar në Shqipëri. Gjithashtu një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet dhe njohjes së cilësisë së vajit të ullirit nëpërmjet mënyrës së shijimit të drejtuar nga anëtarë të panelit shqiptar të shijimit.

Aktivitetet do të fillojnë me hapjen e panairit të vajit të ullirit në orën 10:00. Në këtë panair marrin pjesë rrreth 20 kompani përpunuese të ullirit për vaj nga i gjithë vendi. Aktivitete të ndryshme argëtuese do plotësojnë atmosferën festive gjatë gjithë ditës, duke kulmuar në orën 19:15, me ndarjen e çmimeve për Konkursin XIII të vajit të ullirit ekstra të virgjër.