Kopra e Vendit – Si ta Mbillni në Oborrin Tuaj

2.7k 0

Kopra e vendit është specie e rrallë e kultivuar në zonë.

Ashtu sikurse dhe majdanozi, kopra mbillet në ngastra të vogla, në kopshte pranë shtëpive, në vende me ekspozicion nga dielli, toka të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje.

Ka bimë delikate, me shumë degëzime të holla. Gjethet me ngjyrë të gjelbër të errët, janë të holla, të brishta, aromatike.

Pas përgatitjes së mirë të tokës dhe plehërimit të bollshëm me pleh organik, mbillen farërat.

Mbjellja bëhet në vllaja, me shpërndarje të farës ose me rreshta me largësi midis tyre 20 cm.

Kopra mbin ngadalë, për 3-4 javë, prandaj ka shumë rëndësi që vllaja, në veçanti në dorën e parë të mbahet e ngrohtë, deri në mbirje të plotë.

Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.

Preferohet për konsum si erëz e freskët në familje dhe për tregun lokal. Përdoret edhe në aromatizimin e turshive të ndryshme, etj.

Kundër Depresionit

Depresioni është një problem madhor për shëndetin e të rriturve dhe adoleshentëve.

Fijet e koprës përbëjnë një kurë natyrale kundër depresionit.

Konsumi i tyre në gatim apo si çaj nuk shoqërohet me efekte anësore, falë pasurisë së madhe të fitoushqyesve dhe antioksidantëve.

Ulja E Kolesterolit

Konsumi i koprës dhe ekstrakti  i të gjithë barishtes ka aftësi të jashtëzakonshme për uljen e kolesterolit.

Për më tepër, ato përmirësojnë profilin e lipideve, glukozës në gjak dhe enzimat e mëlçisë.

Burim Energjie

Acidet yndyrore janë burim kryesor i energjisë.

Vaji esencial I koprës njihet si një burim i mirë i energjisë por edhe ndihmës për tretjen dhe metabolizmin.

Konsumi i rregullt i koprës ju ndihmon të përthithni shumë amino acide të dobishme.

Kundër Mikrobeve

Ekstraktet e koprës janë efikasë në shkatërrimin e baktereve, mykut dhe mikrobeve që dëmtojnë shëndetin e njeriut.

Këto vlera përfitohen duke konsumuar koprën rregullisht./AgroWeb.org