Kompostot Shqiptare – Vetitë e traditës kombëtare

662 0

Kompostoja është një traditë mjaft domethënëse shqiptare. Ajo përbën mënyrën më popullore për të ruajtur ose shtuar vlerat e frutave.Përgatitja e kompostos është mjaft modeste. Duhet ujë, pak sheqer dhe fruta. Ndonjëherë sheqeri mund të zëvendësohet me mjaltë për ta bërë lëngun më të shëndetshëm.

Në vendin tonë, kompostoja më popullore është ajo e kumbullës, por tradita jonë nuk është e kufizuar vetëm tek kumbulla. Molla, dardha, rrushi, portokalli, qershitë, shegët, petalet e trëndafilit e të tjera përdoren gjërësisht si komposto. Kjo e fundit është shembulli më i freskët i paketave dy në një. Ajo mund të shërbehet si lëng freskues ndërkohë që mund të ofrohet edhe si ëmbëlsirë. 

Çdo komposto, sidomos ajo e bëra në shtëpi, në përmbajtjen e saj ka fruta, mjaltë, kanellë dhe karafil, produkte që e bëjnë këtë lëng të këshillueshëm për këdo. Mjalti dhe frutat së bashku janë shumë më të shëndetshme për ju se sa ëmbëlsirat, akulloret, apo lëngjet e gazuara. Mënyra më e mirë për të përfituar vlerat e frutave dhe të mjaltit tek kompostoja është që pas proçesit të zierjes, të lejoni lëngun të ftohet për minimalisht një orë. 

Vlerat për organizmin

Vlerat shëndetësore të kompostos variojnë kryesisht nga vlerat e mjaltit të shtuar dhe frutave të përzgjedhura. Zakonisht 280 gramë komposto kanë 344 kalori, 80 gramë karbohidrate, 2 gramë proteina dhe 9 gramë fibër. Shumica e këtyre vlerave ushqimore vijnë nga frutat dhe një pjesë tjetër nga mjalti apo ëmbëlsuesit e tjerë. Sipas të dhënave, konsumimi i të paktën 225 gramë karbohidrate dhe 50 gramë proteinë në ditë përshpejton riparimin e indeve dhe ofron energji.

Shpërblimi më i mirë që mund të marrim nga kompostoja është fibra. Meshkujt kanë nevojë për 28 deri në 34 gramë fibra në ditë ndërsa femrat kanë nevojë për 22 deri në 28 gramë fibra. Fibra ndihmon në funksionimin normal të sistemit tretës. Fibrat duan shumë orë të treten dhe nga ana tjetër zgjasin për shumë kohë ndjesinë e të qenit i ngopur.

Me komposton, konsumoni sasi të konsiderushme vitaminë A, 67 miligramë potas, kalcium, folat magnez, hekur dhe vitaminë C. Vitamina A është e këshillueshme për shëndetin e syve, lëkurës dhe kockave por edhe për funksionimin normal të sistemit të frymëmarrjes. Ndërkohë, doza e rekomanduar ditore e kaliumit është 470 miligramë. Ai ul tensionin e gjakut dhe e mban sistemin tuaj imunitar të fortë./AgroWeb.org