Proteina Që Shmang Mbipeshën – Faktet e Reja Nga Mjekësia

360 0

Një proteinë mund të jetë në zemër të programeve të ardhshme të humbjes së peshës dhe mbipeshes, sipas një zbulimi të fundit të botuar në revistën “Nature Metabolism”.

Proteina në fjalë është Elf4e, ajo luan një rol në fillimin e sintezës së proteinave dhe gjendet në të gjitha qelizat e trupit.

Obeziteti zhvillohet kur një person konsumon më shumë energji, sesa shpenzon.

Me një dietë me shumë yndyrna, këto të fundit grumbullohen në organe të ndryshme, në ato që quhen “pikat e lipideve”.

Studiuesit vunë në dukje se aktiviteti i proteinës Elf4e është përgjegjëse për formimin e pikave të yndyrnave dhe pavarësisht dietës me shumë yndyrna, subjektet ishin më aktivë dhe energjikë.

Ata po zhvillojnë një ilaç, që është tani në një fazë eksperimentale dhe redukton nivelet e mbipeshes, grumbullimit të yndyrnave dhe sëmundjen e mëlçisë në subjektet që kanë një dietë ushqimore me shumë yndyrna.

Çfarë është proteina natyrale?

Bëhet fjalë për amino acide, molekula të rëndësishme që përftohen nga ushqimi, sidomos ai me burim shtazor si mishi, vezët, vezët me Omega 3, produktet e bulmetit dhe peshku.

Proteina gjendet edhe në produkte me bazë bimore si arrorët, farat dhe bishtajoret.

Ushqimet me proteinë parandalojnë mbipeshën por jo vetëm kaq.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org pa proteinë dhe amino acide trupi dhe truri vuajnë, nivelet e sheqerit në gjak rriten e ulen pa kriter ndërkohë që kujtesa zbehet.

Thënë troç, pa proteinë njeriu nuk do të ekzistonte dot.

Sa proteinë të duhet?

Nëse një i rritur peshon 60 kg atëherë ka nevojë për të paktën 30 gramë proteinë në ditë.

Ushqimet më të mira me proteinë

Konsumoni fara si ato të linit, chias dhe arra e bajame.

Përfshini në vaktet tuaja bishtajoret dhe mish të bagëtive të ushqyera me bar, apo vezë dhe peshq të thellësive./AgroWeb.org