Fibrat, misioni juaj për jetëgjatësi

401 0

Të ushqyerit mirë është një aspekt i rëndësishëm i jetesës të njerëzve, veçanërisht për ata që kanë sëmundjet e zemrës “në gen” siç thotë populli. Njerëz të tillë janë të vendosur për të konsumuar sa më shumë ushqime me përmbajtje të lartë fibrash. Por një gjë e tillë nuk është aq e lehtë. Konsumimi i nië niveli të lartë fibrash që janë domethënëse dhe të shëndetshme për trupin është një sfidë. Që t’ia dalësh, të nevojitet një nivel i lartë disipline. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një mision të pamundur.

Njerëzit që janë të apasionuar pas ushtrimeve fizike dhe duan të mbajnë një trup të shëndetshëm ia dalin mjaft mirë. Sfida në konsumimin e mjaftueshëm të fibrave qëndron në faktin se, një pjesë e burimeve të pasura me fibër nuk kanë një shije fort të kënaqshme. Për këtë arsye shumica prej nesh nuk ia dalin dot të marrin dozën ditore të rekomanduar të fibrës. Ja përse, numërimi i sasisë së fibrës është i nevojshëm për të parandaluar rreziqet që vijnë nga kolesteroli i lartë dhe sëmundjet e zemrës. AgroWeb ju ofron një listë të produkteve me përmbajtje të lartë fibrash që mund t’i konsumoni brenda ditës.

Frutat e pyllit dhe lëngjet e tyre

Mënyra më e mirë për t’u siguruar që po merrni mjaftueshëm fibra në organizëm është duke përgatitur pure frutash të grira, jo të shtrydhura. Bëhet fjalë për frutat e pyllit të frigoriferit. Mund të kombinoni boronicën, mjedrën dhe manaferrën. Mjedra mund t’i bëje lëngjet e plota mjaft të ëmbla. Ajo shërben si ëmbëlsues por të ndihmon të arrish nivelin e kërkuar të fibrave që është 37 gramë. Një filxhan me lëng të plotë frutash pylli do t’ju japë 12 deri në 15 gramë fibër që është gjysma e sasisë së rekomanduar ditore.

Farat e linit dhe embrioni i grurit

Ky kombinim mund t’u duket njerëzve krejt pa shije dhe pa vlerë. Farat e linit përshembull nuk mund të konsumohen veçmas. Duhet patjetër t’i kombinosh me diçka tjetër që t’i zbusë dhe t’u japë m&eeuml; shumë shije.

Farat e linit mund t’i kombinoni me fruta të ngrira dhe në këtë mënrë as nuk do ta vini re shijen e farave të linit apo embrionit të grurit. Lëngjet e plota që përfshijnë këto dy fara do t’ju ndihmojnë në arritjen e nivelit të kërkuar të fibrave.

Çokollata dhe fibra

Kjo është alternative më e mirë për njerëzit që preferojnë çokollatën. Kjo e fundit kombinohet me fibrën mjaft mirë. Së bashku kanë shije fantastike dhe i japin organizmit dozën e synuar të shëndetit. Njerëzit që nuk preferojnë çokollatën, mund të zgjedhin atë me shije frutash pylli. Ndërsa përgatisni planin e dietës që do t’ju vijë në ndihmë, sigurohuni që të përfshini çokollatën, sepse do të shumëfishojë shijen e fibrës dhe do të rrisë dozën e rekomanduar.

Ëmbëlsira me fibra që mund të blihen në treg

Në treg mund të gjeni shumë ëmbëlsira me fibra të shijshme të firmave të ndryshme. Ato shërbejnë si suplementë të dozës së rekomanduar ditore të fibrës dhe mund të përtypen lehtë. Ato nuk përmbajnë shumë karbohidrate. Nëse i konsumoni herë pas here, mund të shtoni dozën e fibrave të nevojshme.

Bukë gruri me fibër të dyfishtë

Kjo lloj buke përgatitet duke shfrytëzuar përbërësit që kanë nivel të lartë fibrash dhe duke i përpunuar ato për të bërë një bukë që përmban shumë grurë. Kjo bukë është ndryshe nga ajo normale. Ndonëse ushqimet e përpunuara nuk janë krejt të preferuara kundrejt produkteve natyrale dhe më pak të përpunuara, kjo lloj buke është një ushqim nga i cili janë hequr shumë pak elementë të shëndetshëm. Rrjedhimisht është plot vlera për organizmin sepse ka shumë fibra.

Në mision për fibrën

Përfshirja e fibrave në dietën tuaj është një zgjedhje mjaft e shëndetshme, por jo një detyrë e lehtë. Është e vështirë për të konsumuar vetëm fibër, veçanërisht për shkak të shijes jo të mirë.
Në mënyrë që të rrisni dozën e rekomanduar të fibrës, ju duhet të konsumoni edhe suplementë fibrash së bashku me ushqimet e tjera. Një ide e mirë është që të konsumoni ushqime të pasura me fibër siç janë misri, fasulet e bardha, fasulet e zeza, dardhat, thierzat, avokado, makaronat me grurë të plotë, orizin e kafenjtë, bukën me miell të pasitur, argjinaren, tërshërën, mjedrën etj. Duke konsumuar ushqime të tilla, do ta keni më të lehtë për të rritur dozën e fibrave dhe arritur nivelin e kërkuar ditor.

AgroWeb të sugjeron të nisësh një mision për fibrën dhe të arrish objektivin e 37 gramëve në ditë që të përmirësosh shëndetin e përgjithshëm. Përveç ushqimeve të përmendura më lart, mund të përgatisni edhe gatime të tjera me shumë produkte që ju ndihmojnë të arrini synimin që i keni vënë vetes për një shëndet më të mirë!/AgroWeb.org/