15 Këshilla Bio për një Verë të Shëndetshme

616 0

Vera ka ardhur! Tani jemi më shumë të frymëzuar për të udhëtuar dhe kaluar kohë me miqtë. Tani, shumë prej nesh e dëgjojnë thirrjen magjike të detit në brigjet e Adriatikut apo të Jonit, ndërkohë që ka disa të tjerë që shijojnë freskinë e maleve shqiptare. Lexoni më poshtë disa prej këshillave të thjeshta që AgroWeb ka për ju, në mënyrë që të kaloni një verë sa më të shëndetshme.

1. Konsumoni fruta. Sigurohuni që të konsumoni shumë fruta, të cilat mund ta zbukurojnë mëngjesin tuaj të pasur me ushqime me proteina siç është kosi, vezët apo gjalpi. Fruti tipik i verës është shalqini, por ju mund të zgjidhni disa syresh të cilat mund t’i mbani me vete në çantë për të shmangur çdo tundim.

2. Mbani me vete një shishe ujë. Hidratimi është i rëndësishëm gjatë ditëve të nxehta të verës. Njerëzit shpesh ngatërrojnë ndjesinë e dehidratimit me atë të urisë. Është e rëndësishme që gjatë udhëtimeve tuaja, të keni me vete një shishe ujë. Nëse ju pihet një lëng i gazuar, më mirë zgjidhni ujin e gazuar se lëngjet e tjera që janë plot me sheqer dhe kalori.

3. Zgjidhni fibrën. Ushqimet e pasura me fibër janë shumë të rëndësishme gjatë verës. Ato ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe luftojnë sëmundjet. Mos konsumoni bukë të bardhë por zgjidhni atë integrale si dhe orizin e kafenjtë. Konsumimi i një diete të pasur me fruta dhe perime ju jep dozën e nevojshme të fibrës.

4. Lëvizni më shumë. Vera është stina e duhur për të qenë aktivë. Ditët janë më të gjata dhe keni më shumë kohë për të lëvizur, ecur, shëtitur e notuar. Stërvitjet në natyrë janë fantastike dhe vera duhet shfrytëzuar.

5. Bëhuni socialë. Kur shkoni në një festë apo takim veror, mos u përqëndroni tek ushqimi por tek të pranishmit. Kur flisni me të tjerë, do të keni tendencën të hani më ngadalë dhe më pak. Kjo për faktin se është shumë e vështirë për t’u përtypur dhe folur në të njëjtën kohë.

6. Hani ulur. Ky rregull duhet ndjekur patjetër. Kur hamë në këmbë, nuk e kemi mëndjen tek sasia. Është shumë e rëndësishme që kur jeni në një piknik të mbushni pjatën sipas nevojës dhe të hani ulur.

7. Konsumoni perime. Mbani pranë vetes perimet e shëndetshme, karrota, speca të kuq, selino, dhe do të keni mjaftueshëm për të shuar urinë momentale.

8. Hani përpara çdo feste. Është e rëndësishme që sa herë të shkoni në një vend ku ka ushqim, të hani diçka të vogël më parë. Konsumoni kos, shalqi apo një panine të thjeshtë. Këto ushqime do t’ju ndihmojnë që të jeni më të kujdesshëm me ushqimin në festë dhe të mos e teproni.

9. Ushqehuni në mënyrë të zgjuar. Ju ka shkuar mendja për patatina? Zgjidhni arrat më mirë. Këto të fundit do të fuqizojnë dozën e yndyrnave të pangopura, të dobishme për trurin dhe lëkurën. Arrat do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe të hani më pak ushqime të pashëndetshme.

10. Konsumoni sallata shumëngjyrëshe. Duhet të hani të paktën një sallatë në ditë. Mblidhni së bashku perime shumëngjyrëshe dhe do të përfitoni një dozë të fuqishme antioksidantësh, vitaminash, mineralesh dhe fiber, pa shumë kalori.

11. Mos përdorni salca sallatash. Mënyra më e mirë për t’u siguruar që sallata juaj është e shëndetshme është të mos përdorni salcat për to, sepse do i bëni perimet më pak të shëndetshme dhe më shumë kalorike.

12. Ndajeni ushqimin me të tjerët. Mësohuni të ndani ushqimin me të tjerët dhe kështu nuk do të mbingopeni me kalori. Nëse nuk ngopeni me sallatë, mund të zgjidhni perime të zjera ose të gatuara në furrë.

13. Qetësohuni dhe mos u stresoni. Ngrënia është një proces që jep kënaqësi dhe nuk duhet t’ju stresojë. Kur jeni në udhëtim ose në një festë, bëni më të mirën e mundshme. Nëse e keni tepruar me ushqimin, mos u panikosni. Do të jeni sërish në gjëndje të ktheheni në dietën tuaj sepse një vakt nuk është fundi i botës.

14. Kujdes me racionet. Zgjidhni nga një racion të ushqimit tuaj të preferuar. Arrorët janë shumë të mirë për të mbajtur kaloritë, por nëse merrni më shumë seç duhet, atëherë do të hani shumë dhe kur e teproni, nuk është më diçka e mirë. Nëse keni probleme me racionet, zgjidhni paketimet e vogla të ushqimeve dhe kështu do t’i keni gjërat nën kontroll.

15. Bëni një gjumë të mirë. Kur jeni në udhëtim, ose kaloni shumë kohë me miqtë jashtë shtëpisë, është e nevojshme të bëni gjumë të mjaftueshëm. Njerëzit kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë. Mbani telefonin celular larg dhe qetësohuni. E nesërmja do të jetë sërish një ditë aktive dhe e bukur.

Paçi një verë plot hare! Jepni komentin tuaj në AgroWeb, duke klikuar këtu, dhe duke ndarë me ne këshillat tuaja për një verë sa më të shëndetshme.AgroWeb.org