Kuq e Zi! Mrekullitë e Rrushit Tradicional Shqiptar

3.1k 0

Rrushi konsiderohet një nga frutat më të shëndetshëm. Ai është një burim i shkëlqyer vitaminash, mineralesh, fibrash dhe acidesh yndyrore.

Rrushi është plot e për plot me ushqyes që i bëjnë mirë lëkurës, zemrës dhe enëve të gjakut.

Në larminë e këtij fruti, ekspertët e AgroWeb janë të bindur që rrushi i kuq dhe i zi janë ndër më të shëndetëshmit, edhe pse rrushi i bardhë shpesh i merr të gjitha meritat.

Të gjitha tipet e rrushit i përkasin të njëjtës familje botanike, por janë specie të ndryshme, ndonëse gjenden me shumicë në të gjithë botën.

Të gjitha varietetet e rrushit janë të pasur me ushqyes, minerale dhe vitamina.

Në aspektin shëndetësor, rrushi i zi konsiderohet të jetë superior. Shumë prej ekspertëve të shëndetit dhe ushqyerjes rekomandojnë rrushin e zi kundrejt atij të kuq.

Rrushtë përmbajnë shumë antioksidantë dhe karbohidrate.

Të dy llojet janë të pasur me kuercetinë dhe resveratrol. Të dy njihen si antioksidantët më të fuqishëm.

Nëse krahasojnë përmbajtjen e antioksidantëve, do të zbulojmë se rrushi i zi ka më shumë syresh se rrushi i kuq.

Ngjyra e kuqe tek rrushi vjen si pasojë e flavonoidëve, një tjetër antioksidant i fuqishëm.

Por në rastin e rrushit të zi, flavonoidët janë në një nivel më të lartë duke i dhënë frutit ngjyrën e thellë karakteristike.

Sa më e errët të jetë ngjyra aq më e lartë prania e antioksidantëve, thonë ekspertët duke shpjeguar kështu arsyen përse rrushi i zi rekomandohet më shumë se rrushi i kuq.

Të dy llojet e rrushit përmbajnë tre lloje polifenolësh të njohur si acidi fenolik, flavonoid dhe resveratrol, por rrushi i zi është më superior jo vetëm në vlera dhe antioksidantë por edhe në ëmbëlsi.

Për ta përmbledhur:

1.Të gjitha llojet e rrushit janë të pasur me ushqyes, minerale dhe vitamina.

2.Në aspektin shëndetësor, rrushi i zi ka më shumë ushqyes. Shumë prej ekspertëve të shëndetit dhe ushqyerjes rekomandojnë rrushin e zi kundrejt atij të kuq.

3.Rrushi i zi ka më shumë antioksidantë se rrushi i kuq.

4.Rrushi i zi përmban më shumë polifenolë

5.Rrushi i zi është më i ëmbël se rrushi i kuq.

6. Ngjyra e kuqe tek rrushi vjen nga flavonoidët, por rrushi i zi përmban më shumë flavonoidë (antioksidantë) që i fal frutit ngjyrën e zezë karakteristike./AgroWeb.org