Punësimi në Bujqësi, progresi në shifra

833 0

Bujqësia është prioritet. Duket si një klishe por shifrat po tregojnë se sektori i bujqësisë po njeh zhvillim. Sipas INSTAT pozitive nuk është vetëm rritjae konomike e bujqësisë, pozitivej anë edhe shifrat e punësimit në këtësektor.

Sipas të dhënave të publikuara për tremujorin e tretë të vitit 2014, numri i të punësuarve në sektorin e bujqësisë është rritur me 9.65 përqind, krahasuar me tënjëjtin tremujor të një viti më parë. INSTAT raporton se gjatë kësa j periudhe kohore, 43.1 përqind e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë. Për këtë tremujor, INSTAT raporton se totali i të punësuarëve është rritur me 8.18 përqind, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit tëkaluar. Rritje vjetore kanë shënuar edhe sektorëte industrisë dhe të shërbimeve. Sektori i industrisë shënon rreth 9.7 përqind rritje, nga ku 22 përqind është rritja e punësimit në sektorin e industrisë përpunuese. Në sektorin e shërbimeve të punësuarit janë rritur me rreth 6 përqind.

Burimi INSTAT

Skemat e reja mbështetëse për bujqësinë, synojnë të sjellin dyfishim prodhimi dhe punësimi. Sipas Kryeministrit Edi Rama Qeveria po synon të krijojë një marrëdhënie të re me fermerin dhe prodhimin. Kryeministri Rama tha se qeveria nuk do të mbështesë më bujqësinë e mbijetesës, por zhvillimin e qëndrueshëm rural. “Është shumë e rëndësishme që të gjithë të vetëdijesohen se ne jemi në dispozicion të atyre që duan të marrin pjesë në betejën e madhe për të kaluar nga mesjeta në kapitalizmin në fshat. Kapitalizmi në kuptimin e marrëdhënieve totalisht të reja të prodhimit dhe marrëdhënieve totalisht të reja me shtetin. Financojmë më fort, skemat që sjellin sukses, që sjellin fitim, që sjellin eksport dhe nuk kemi më punë me shpërndarjen e parave lart e poshtë, që treten në lumin e madh të mbijetesës. Nga ana tjetër, rritja e eksporteve që vazhdon të konsolidohet si trend këtë vit është një shenjë e qartë që jemi në rrugën e duhur.
Vitin e ardhshëm, me buxhetin e 2015-s dyfishojmë skemat e financimit, dyfishojmë fuqinë financiare në dispozicion të këtyre sipërmarrësve dhe i bëjmë thirrje edhe sipërmarrësve që ende nuk i kanë kthyer sytë nga fshati, që e kanë kaluar këtë 20 vjeçar me tulla e me llaç, qëk ursimet e tyre, depozitat e tyre që tani janë edhe të taksuara më shumë, t’i nxjerrin nga bankat dhe t’i hedhin për zhvillimin bujqësor dhe blegtoral,” – u shpreh Kryeministri.

Strategjia për bujqësinë, 9000 vende pune deri në 2020

Sipas Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor 2014-2020, tregu i punës dominohet nga sektori bujqësor që do të mbetet sektor kryesor punësimi edhe nëvitin 2020. Objektivat e qeverisë për sektorin bujqësor janë:

• krijimi i 9000 vendeve pune në aktivitetet e përpunimit agroushqimor në periudhën 2012 -2020
• krijimi i 50-100 mikrondërmarrjev edhe i 500– 1000 vendeve të reja pune në zonat rurale perms diversifikimit të aktiviteteve që sjellin të ardhura
• krijimi i 5000 vendeve pune në aktivitete jobujqësore dhe shërbime të tjera
• rritja e nivelit të punësimit dhe krijimi i mundësive të qëndrueshme për punësim nëpërmjet politikave të zhvillimit dhe subvencionimit të iniciativave që rrisin punësimin
• ulja e mëtejshme e nivelit të varfërisë me anë të politikave të mbështetjes sociale për shtresat sociale në nevojë
&bubull; përfshirja sociale e individëve dhe shtresave sociale në nevojë nëpërmjet rritjes së aksesit në tregun e punës dhe integrimi i tyre i plotë në jetën sociale dhe ekonomike të vendit
• sigurimi i pjesëmarrjes së barabartë të grave dhe vajzave, burrave dhe djemve në jetën sociale, ekonomik edhe politike të vendit dhe fuqizimi ekonomik i grave

Sipas këtij dokumenti strategjik, punësimi i femrave në sektorin e bujqësisë është më i lartë krahasuar me meshkujt. Përqindja e drejtueseve femra të fermave në vitin 2012 ishte 6,5% krahasuar me 5,5% nëvitin 2007 (55% e fuqisë totale punëtore në bujqësi përbëhet nga femrat), gjë që nënkupton se mund të shqyrtohen mundësitë e politikave të skemave mbështetëse me orientim gjinor.

Ministri Panariti e gjatë konferences “Nga bujqësi e mbijeteses te bujqesi e zhvillimit” e cilësoi bujqësinë motorr të mirëqenies, që kërkon mbështetje për rritje, zhvillim, përpunim prodhimesh dhe eksport. Sipas Ministrit Panariti, kjo është mënyra e vetme për të rritur të ardhurat e fermerëve, të ekonomisë kombetëre dhe për të krijuar vende pune për mijëra njerëz.