E Vërteta e Kripur e Turshive

688 0

Turshitë bëhen nëpërmjet një proçesi fermentimi që përshpejtohet falë përfshirjes së uthullës.

Niveli i lartë i aciditetit tek perimet turshi shmang prishjen e tyre dhe kjo është një arsye e fortë përse turshitë ishin shumë të famshme përpara shpikjes së frigoriferit.

Gjatë këtij proçesi, perimet e konservuara humbasin disa nga ushqyesit që ato përmbajnë, por jo të gjitha.

Kastravecët janë një nga perimet më popullorë që bëhen turshi, ndjekur nga panxhari, shpargu, karçofi, lakra, karrotat, lulelakra, selinoja, bishtajat, domatet jeshile, specat, qepët apo dhe bamjet.

Ushqyesit ruhen apo fitohen?

Sasia e fibrës tek perimet turshi është e njëjta me perimet e gatuara. Vitaminat e tretshme në yndyrë siç janë vitaminat A, D, E dhe K ruhen gjatë fermentimit.

Vitaminat që treten në yndyrë mundet të kenë një përqendrim më të lartë gjatë fermentimit. Lakra pikante turshi mund të ketë dyfishin e vitaminës B në krahasim me lakrën e freskët.

Humbja e ushqyesve

Nxehtësia e nevojshme për konservimin e perimeve shkatërron pjesën më të madhe të vitaminës C. Ruajini turishtë tuaja në një zonë të errët të kuzhinës dhe shmangni ekspozimin në dritë.

Ushqyesit e shtuar

Kripa është një ushqyes i nevojshëm por njerëzit shpesh konsumojnë më shumë se çfarë kanë nevojë. Sasitë e mëdha të kripës që shtohen gjatë proçesit të përgatitjes së turshisë nuk duhen injoruar.

Kripa e tepërt rrit nivelin e tensionit të gjakut dhe ky i fundit mund të shkaktojë sëmundjet e zemrës, problem me veshkat, goditje në tru e shumë sëmundje të tjera.

Turshia me kripë e kripa me karar!

Zgjidhni perime të freskëta ose të ngrira në vend të perimeve turshi, por kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga turshitë njëherë e mirë. Shijojini ato por pa e tepruar.

Turshitë mund të zgjerojnë shijen e ushqimeve, por është e rëndësishme që mos ta tejkaloni nivelin e kripës së konsumuar./AgroWeb.org