Ushqim Cilësor për Fëmijët në Tregun Shqiptar

359 0

Kur vjen puna tek fëmijët, dëshira për t’i ushqyer ata sa më shëndetshëm na drejton gjithmonë tek produktet e markave më të mira. Po sa të kujdesshëm jemi ne në përzgjedhjen e tyre? Sa të sigurta janë ushqimet që blejmë për fëmijët tanë? A janë produkte të certifikuara? A janë origjinale? Sa të shëndetshme janë? Këto janë pyetjet që na lindin herë pas here, teksa çdo ditë i drejtohemi supermarketeve, për të plotësuar nevojat e konsumit të përditshëm.

Çdo prind përballet me dilemën nëse ka blerë apo jo produktet më cilësore. Pak nga neglizhenca dhe pak nga mos njohuritë ne biem pre e asaj që blejmë pa u konsultuar më parë me origjinën e produktit, pa pyetur për atë që blejmë, pa lexuar etiketën me të dhënat mbi përbërjen dhe cilësinë, e shpesh duke anashkaluar edhe datën e skadencës. Të dhëna këto që bëjnë diferencën reale mbi sigurinë e produkteve dhe cilësinë e shëndetshme të tyre.

Sa cilësore janë produktet? Gjithçka varet nga origjina

Në Shqipëri, origjinaliteti i produkteve gjithnjë vihet në pikëpyetje. Pavarësisht se shumë produkte na shiten si origjinale, në të vërtetë origjinaliteti i tyre shpesh herë rezulton të jetë një mashtrim. Tërhiqemi nga emri i markës së mirë, por cilësia lë për të dëshiruar. Çfarë ndodh vërtetë?

Menaxherja e rrjetit të supermarketeve Ecomarket, Erida Zere bën të ditur se për të sjellë në Shqipëri markat e njohura të gjigandëve botëror në tregun e ushqimeve për fëmijë është një sfidë, e cila kërkon seriozitet dhe kujdes maksimal pasi sipas saj, është jashtëzakonisht e rëndësishme futja e produkteve që janë vërtet origjinale.

“Është origjinaliteti i produkteve ai që dallon nivelin e cilësisë së tyre, faktin që janë të sigurta e gjithashtu me vlera të vërteta ushqyese. Është pikërisht kjo gjëja më e rëndësishme, ne jo vetëm kujdesemi për klientët por edhe për cilësinë e produkteve që u ofrojmë. Për shembull, produktet Plasmon janë produktet nr.1 në botë për cilësinë më të mirë dhe vlerat e larta ushqimore, rëndësi jetike kjo pasi janë produkte të dedikuara vetëm për bebet dhe fëmijët.

Në Shqipëri vërtet Plasmon mund të gjendet edhe në shumë markete të tjera, por ajo që bën diferencën është origjinaliteti i produktit. Në supermarketet tona, ndodhet një gamë e gjerë e produkteve me markën e mirënjohur Plasmon, dhe që të gjitha janë të certifikuara për origjinalitetin e tyre sepse vijnë direkt nga Italia, vendi ku prodhohen.

Pra, po flasim për produkte të certifikuara origjinale. Të njëjtat produkte që shpërndahen për konsumatorët italiane si dhe atyre të vendeve të tjera të Bashkimit Europian kemi arritur ti fusim edhe në rrjetet e Ecomarket. E njëjta gjë vlen edhe për produktet Mellin për fëmijë shumë të njohura në mbarë botën” bën të ditur Erida Zere. Gjithashtu ne rrjetin e supermarketeve Ecomarket mund të gjeni dhe marka të tjera të mirënjohura si Aptamil apo Hipp.

Gabimi që bëjmë gjithmonë? Asnjëherë nuk lexojmë etiketat

Shpesh na ndodh të zgjasim duart drejt rafteve të supermarketeve duke rrëmbyer produktet që na duhen pa i dhënë shumë rëndësi etiketës që këto produkte kanë dhe të dhënave e përbërësve të tyre. Gjithçka ka të bëjë me kujdesin në kontrollin paraprak që duhet të bëjmë para se të blejmë një produkt.

Të lexojmë mirë etiketën, të dhënat dhe përbërësit e çdo ushqimi, a ka përbërës që mund të ngrejnë dyshime në lidhje me cilësinë, ku është prodhuar, datën e e skadencës etj.

Ndaj dhe, Zere tregon edhe për rëndësinë që ka kujdesi që duhet të tregojë vetë prindi në produktet që përzgjedh.

“Ne i ftojmë specifikisht klientët tanë që besimin tek produktet ta nisin pikërisht nga leximi i etiketës. Fare qartë në etiketë mund të dallojnë përbërësit e produkteve, shenjat që tregojnë se produkti është origjinal, çka garanton cilësinë e mirë dhe vlerat. Ndaj dhe ne këshillojmë klientët tanë të lexojnë etiketat e produkteve që blejnë” shprehet Erida Zere nga Ecomarket./AgroWeb.org

 

*Shkrimi i mësipërm është mundësuar përmes partneritetit të programit SmartCapital për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe sipërmarrjeve në Shqipëri.