Konferenca Ndërkombëtare e Tokës “ Tiranë, Maj, 2015

605 0

Viti Ndërkombëtar i Tokës, do të mbledhë së bashku përfaqësues dhe ekspertë të FAO-s, organizatave ndërkombëtare të bujqësisë, përfaqësues të lartë të Qeverisë shqiptare, akademikë ndërkombëtarë dhe vendas në  onferencën Ndërkombëtare të Tokës, e cila do të zhvillohet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Maj, 2015. Qëllimi i Konferencës është të sjellë së bashku akademikë dhe studiues për të diskutuar dhe ndarë idetë e tyre mbi të mirat e ekosistemit të tokës në mbështetje të kërkesave të njerëzimit.

Disa nga temat kryesore të konferencës do të jenë; Bashkëveprimi mes komponenteve natyrorë të ekosistemit (toka, uji, biodiversiteti) dhe treguesve ekonomiko-sociale që prekin cilësinë e tokës; ndikimet e keqmenaxhimit njerëzor të burimeve të tokës dhe shembuj të praktikave më të mira të menaxhimit në reduktimin e efekteve të degradimit të tokës; Identifikimi i problematikave kërcënuese ndaj burimeve të tokës në nivele të ndryshme; Pyjet, energjia e rinovueshme dhe marrëdhëniet e tyre për rritjen e cilësisë së tokës.