6.5 Milion Euro Grante për Bujqësinë e Zonave të Thella

339 0

6.5 milion Euro grant për fermerët dhe agro-përpunuesit shqiptarë vihen në dispozicion nga programi Gjermano-Danez ‘Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në zonat e pafavorizuara në Shqipëri’ (SARED). Programi u prezantua në Tiranë, bashkë më hapjen e thirrjes së parë për aplikime. Nga 17 Prilli e deti në fund të vitit, të gjithë fermerët e agro-përpunuesit në gjashtë qarqe, Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, Elbasan dhe Berat, mund të aplikojnë për grante deri 75% e vlerës së investimit.
Mbështetja e Skemës së Grantit SARED do të ofrohet në tre drejtime kryesore; Mbarështimi i blegtorisë së imët, pemët frutore dhe arrorët, bimët aromatike dhe mjekësore, si edhe agro-turizmi dhe marketingu.
Z. Ole Henriksen, drejtues i projektit, SARED, GIZ prezantoi projektin, duke theksuar se në kuadër të skemës së granteve, fermerët që synojnë të zgjerojnë dhe përmirësojnë infrastrukturën në fermat e tyre, do të mund të përfitojnë mbështetje për investime deri në 3,5 milion lekë. Ndërsa agro-përpunuesit që merren me grumbullimin, përpunimin, magazinimin dhe shitjen e produkteve bujqësore do të mund të përfitojnë mbështetje për investime deri në 10 milion Lek.

Z. Ole Henriksen, drejtues i projektit, SARED, GIZ gjatë prezantimit. Nga 17 Prilli e deti në fund të vitit, të gjithë fermerët e agro-përpunuesit në gjashtë qarqe, Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, Elbasan dhe Berat, mund të aplikojnë për grante deri 75% e vlerës së investimit.
“Grantet për bujqësinë janë katalizatorë të zhvillimit të zonave rurale dhe nga ky program pritet të përfitojnë rreth 1 mijë fermerë, tha gjatë takimit prezantues, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, por ai theksoi se ky është vetëm fillimi pasi duhet të kthejmë vëmendjen tek një tjetër partneritet, bankat. “Bankat janë aleati ynë kryesor dhe i natyrshëm. Është e nevojshme të rrisim masën e financimit dhe të vëmë në lëvizje këtë mekanizëm”, tha ai, duke veçuar dy mënyra për rritjen e partneritetit me bankat si përdorimi i Fondeve të Garancisë shtetërore apo të donatorëve si dhe mekanizmi real i kreditimit me interesa të favorshme për fermerët dhe agro-përpunuesit.”
Ambasadori i Danimarkës në Shqipëri, Mads Sandau-Jensen shprehu dëshirën e vendit të tij për më shumë mbështetje të investimeve në bujqësinë e Shqipërisë për investim kapitali, konsulencë, teknologji e marketing gjë që, siç u shpreh ai, do të rrisë prezencën e teknologjive të reja që do të nxisë exportin.
Bujqësinë shqiptare, ambasadori i Gjermanisë Hellmut Hoffman e pa në një tjetër këndvështrim, atë të integrimit evropian. “Bujqësia është shumë e rëndësishme dhe një sfidë komplekse në kuadër të aderimit në BE, ndaj nuk është rastësi që Bashkimi Evropian po mbështet bujqësinë shqiptare. Ne duam të përkrahim banorët e zonave rurale”, theksoi ai, duke ftuar fermerët dhe agro-përpunuesit të aplikojnë në mënyrë që të kemi produkte më cilësore me çmime më të larta dhe kërkesë konstante nga vendet e Bashkimit Evropian.
Cilët janë sektorët dhe përfituesit?
Skema e Grantit SARED do të zbatohet nga GIZ-i (Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë në kuadër të tre drejtimeve kryesore:
1- Mbarështim i blegtorisë së imët;
    Me drejtim qumështin
• investimet në nivel ferme që mbështesin prodhimin, ruajtjen, përpunimin
• investimet jashtë fermës që mbështesin ndërmjetësit (grumbulluesit) dhe përpunuesit
    Me drejtim mishin
• investimet në nivel ferme që mbështesin prodhimin, ruajtjen, përpunimin dhe marketingun
• investime jashtë fermës që mbështesin marketingun e mishit e produkteve te tij
2- Pemët Frutore dhe Arrore
• investimet në nivel ferme që mbështesin prodhimin, ruajtjen, përpunimin dhe marketingun
• investimet jashtë fermës që mbështesin ndërmjetësit (grumbulluesit), përpunuesit dhe marketingun
3- Bimët Aromatike dhe Mjekësore
• investimet në nivel ferme që mbështesin prodhimin, ruajtjen, përpunimin dhe marketingun
• investimet jashtë fermës që mbështesin ndërmjetësit (grumbulluesit), përpunuesit dhe marketingun
Për investimet në nivel ferme, madhesia bazë e grantit është 65% ndërsa për grumbulluesit dhe agro-përpunuesit (investimet jashtë ferme) madhesia bazë e grantit është 50 %.
Të rinjtë aplikantë nën moshën 40 vjeç si dhe gratë do të jenë të privilegjuar me një shtesë prej 10% në shumën e grantit. Po ashtu 10% do t’i shtohet shumës së grantit nëse investimi përfshin trajtimin e mbetjeve në zbatim të standardeve agro-mjedisore.
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri në fjalën e tij nuk la pa dhënë edhe një mesazh të qartë; “Gjermania, Danimarka, vendet e BE-së duan që t’u tregojnë banorëve të zonave rurale në Shqipëri se diçka po ndodh në të mirë të tyre. Duam që ata punojnë, të investojnë dhe të qëndrojnë me kënaqësi në vendin e tyre.”