Bimët këto duhanpirëse pasive

466 0

 

Duhanpirja pasive duket se nuk është më vetëm një problem që prek njerëzit, duke qenë se mendohet se rrit rrezikun e sëmundjes së kancerit tek njereëzit, duke shkaktuar probleme serioze për shëndetin. Por kush mund ta kishte menduar se edhe bimët do të vuanin nga duhanpirja pasive. Studiuesit kanë treguar se disa bimë, janë në gjendje që të thithin nikotinën nga tymi i cigares, ndërkohë që disa bimë të tjetra e marrin nga toka e ndotur me nikotinë nëpërmjet rrënjëve.

Kjo shpjegon dhe faktit se pse tek erëzat, çaji bimor dhe bimët medicinale gjendet një përqindje e lartë e nikotinës, pavarësisht se ky alkaloid nuk lejohet në insecticide. Këto të dhëna, të publikuara nga Dirk Selmar dhe ekspertë të tjerë të Universitetit Teknik të Braunschweig, Gjermani, janë publikuar nga Ditari Agronomik Springers për Zhvillim të Qendrueshëm.
Më parë nikotina është përdorur si një insekticid, derisa u ndalua nga Bashkimi Evropian në vitin 2009, për shkak të nivelit të lartë të toksinave. Por pavarësisht kësaj, shumë kultura bujqësore dhe produkte që derivojnë nga bimët, vazhdojnë të kenë një nivel të lartë të nikotinës.

 

Rezultatet treguan përqendrim të lartë të nikotinës tek bimët medicinale, erëzat dhe tek disa zarzavate 

 

Në punën kërkimore ekipi i Semar donte të mësonte nëse kishte dhe arsye të tjera të kësaj ndotje, përveç përdorimit të jashtligjshëm të insekticideve.

Ata përdorën bimën e mentes për eksperimentin, e cila pasi u bombardua me tymi i cigares, tregoi se kishte përthithur njjë sasi të madhe nikotine, disa herë më i lartë se niveli i lejuar. “Rezultatet tona mbi përqendrimin e lartë të nivelit të nikotinës tek bimët medicinale, erëzat dhe tek disa zarzavate treguan se në një pjesë të madhe ato janë si pasojë e burimeve të tjera të nikotinës, si dhe të përdorimit të paligjshshëm të insekticideve” tha Dr Selmar.

Përpos rëndësisë që ka për industrinë e ushqimit, këto rezultate kanë edhe një rëndësi shkencore, pasi provojnë se substanca të tilla si alkalidet mund të transferohen nga një bimë (pasi ajo mbyll ciklin jetësor), tek tjetra. Ky “trasferim horizontal i produkteve natyrale” hedh dritë mbi suksesin e deritanishëm dhe të pashpjegueshëm të rotacionit të disa kulturave dhe bashkë-kultivimit të disa zarzavateve.

 

 

 

Publikuar fillimisht në Eurekalert