Kandidatët e Tiranës mbi Planet për Mjedisin

378 0

766 mijë banorët e Tiranës thithin çdo ditë tym, pluhur, blozë e helme të tjera në përqindje shumë më të larta se çdo qytetar evropian. Të rrethuar nga plehra përpara portave të shtëpive, në mes të ndërtimeve, automjeteve, trafikut të rënduar që u peshon mbi mushkëri, ata ëndërrojnë për hapësira të gjelbërta. A ka zgjidhje për frymëmarrjen e kryeqytetit?

Për herë të parë katër nga kandidatet për Bashkinë e Madhe të Tiranës prezantojnë ekskluzivisht në agroweb programin e tyre për zgjidhjen e problemeve të mjedisit.

Gjendja aktuale e mjedisit, veçanërisht në zonën urbane, është e mjerueshme. Mbi të gjitha, Tirana është sot kryeqyteti me ajrin më të ndotur në Europë. Ndotja e mjedisit shkaktohet nga trafiku i rënduar, karburanti i keq, automjetet e vjetra, ndërtimet që nuk zbatojnë standartet mjedisore, djegia e plehrave në qytet dhe në landfillin e Sharrës, infrastruktura e shkatërruar në gjithë qytetin, zhdukja e sipërfaqeve të gjelbra.

Përmirësimi i mjedisit kërkon ndërhyrjen në të gjitha drejtimet, që mund të realizohet pjesërisht nga Bashkia dhe pjesërisht nga bashkëpunimi me institucionet e tjera publike. Pa injoruar gjithë këtë gamë ndërhyrjesh, disa nga pikat kryesore të planit tonë për mjedisin janë shurtimisht si më poshtë.

Zbatimi i ligjit

Zbatimi i standarteve mjedisore në çdo drejtim, përfshi ndërtimin, ndotjen akustike, ndotjet elektromagnetike.

Hartimi i rregullave dhe rregulloreve lokale në zbatim të ligjeve mjedisore në fuqi, veçanërisht në fushën e transportit.

Transporti

Ulja me rreth 40 përqind e trafikut ditor në qytetin e Tiranës përmes një sërë masash të koordinuara, përfshi përmirësimin rrënjësor të transportit publik dhe shtrirjes së tij në gjithë territorin e Bashksië.

Futja e plotë brenda katër vjetësh e mjeteve hibride dhe elektrike në transportin urban dhe shërbimin e taksive.

Zbatimi i standarteve mjedisore në çdo drejtim, përfshi ndërtimin, ndotjen akustike, ndotjet elektromagnetike.

Gjelbërimi dhe pyllëzimi

Ruajtja e hapësirave ekzistuese përmes thirrjes së një referendumi lokal qytetar.

Rehabilitimi i Parkut të Madh të Liqenit, të Dajtit dhe të Bovillës.

Çbetonizimi dhe rigjelbërimi i një sërë lulishtesh apo hapësirave publike të betonizuara.

Rifillimi i gjelbërimit të hapësirave brenda blloqeve që do të lirohen nga zaptimet, veçanërisht nga përdorimi i tyre si vend-parkimi.

Krijimi i parqeve të reja në zonat ekstra urbane, veçanërisht në pjesën veriore dhe perëndimore të qytetit të Tiranës.

Pyllëzimi mbi 500 hektarë të reja dhe përmriësimi i rreth 200 hektarëve kullota në të gjithë territorin e Bashkisë.

Pastrimi dhe menaxhimi i mbetjeve

Reformimi rrënjësor i pastrimit të Tiranës, përmes modernizimit të shërbimit, veçanërisht në teknologji dhe pajisje.

Reformimi i shërbimit të mbledhjes së mbetjeve, përfshi ristrukturimin e vendosjes dhe manaxhimit të kazanëve, modernizimin e kazanëve dhe pajisjeve të mbledhjes, fillimin e mbledhjes së diferencuar në zona pilote, etj.

Ndërhyrje emergjente në Landfillin e Sharrës veçanërisht për kompaktësimin dhe mbulimin në mënyrë të përditshme të landfillit.

Përgatitja, brenda katër vjetëve, dhe sigurimi i financimit për ndërtimin e një impianti për djegien e mbetjeve urbane të Tiranës.

‘Ndërtime zero’ brenda unazës së njohur të Tiranës, pra pikësëpari ruajtje të hapësirave publike të këtyre që kemi.

Mbetje zero në çdo cep rruge apo të territorit të Bashkisë Tiranë, në qytet, fshat, zonë të banuar dhe të pabanuar, pra ndarje në burim (letër/karton, plastikë, qelq, metal dhe Mbetje speciale) të llogaritura me kosh për banorë, te sistemuara në pozicione jo të dukshme, në brendësi të ndërtesave, të një kompleksi ndërtesash dhe aspak në sistemin rrugor.

Qytetari tiranas do të harrojë që ajri ka qënë i ndotur dhe në asnjë rast nuk do të lejohet që një punishte, fabrikë, azil, etj. të punojë pa filtra përkatës.

Uji i pishëm dhe i pastër në çdo rubinet të qytetarit, sigurim i sasive nëpërmjet rivlersimit të rezervuarve ujëmbajtës dhe sigurim i sasive plotësuese me ujëra nëntokësorë dhe 300.000 depozita të hequra nga tarracat e pallateve, pra të gjitha ndërtesat me çati do kenë 100 temperatura me e lartë në verë dhe 50 më e lartë në dimër.

Ndërtime zero’ brenda unazës të Tiranës, mbetje zero çdo cep rruge apo të territorit të Bashkisë Tiranë.

Ujërat e përdorura nga familjet dhe nga industritë e caktuara në asnjë rast nuk do te lejohen që të shkarkohen në sipërfaqe, në kanale, në ujëra sipërfaqësore (lumë, rezervuar, liqen).

Asnjë banor nuk do të bashkëjetojë me zhurmat/vibrimet/ndotjet elektromagnetike të dala gjatë funskionimit të një biznesi të caktuar (pub, disko, antena etj.) nuk do të lejohen të jenë sikur edhe 0.1 e njësisë të përcaktuar nga norma e standardit Europian.

Shpallje të paprekshme të hapësirave aktuale publike dhe rivitalizimi i hapësirave djerrë. Evidentimi me anë të një studimi të dedikuar në të gjitha zonat e mundshme që janë apo që duhet të jenë hapësira publike (kënde çlodhjeje, argëtimi veçmas për fëmijë/moshat e treta/gratë shtatzanë/banorët).

Krijimi i pasqyrave ujore ose oazeve ekologjik për zbutjen e temperaturave lokale.

Për transportin urban do të synohet që 100% e rrugëve të Tiranës të kenë korsinë e dedikuar ekologjike (bicikleta, zbutësa, shenjat, rrugë për paraplegjikun).

Zero metër kub prerje pyjesh për eksport, pasi Bashkia do të kontrollojë 60% të territorit pyjor. Nuk do të ketë prerje pyjesh në gjendje të lirë për kompani private dhe individë në nevojë. Për sigurimin e tyre do të caktohet një grup komunal që të trajtojë këtë situatë.

Kartë e gjelbërt, akses falas të studentëve, moshës së tretë, invalidëve, grave shtatzëna në transport, kafe-librari në të gjitha agjensitë publike të bashkisë.

Lirimi i trotuareve. Ndërtim i minitregjeve për çdo kompleks të madh banimi, sistemimi i të gjithë shitësve ambulantë aktual të trotuareve dhe pajisjen me njësi shërbimi (veterinerë, merceologë, njësi paketimi,etj) të tyre.

Problematika e menaxhimit të mbetjeve do të trajtohet nëpërmjet një zgjidhjeje afat-gjatë dhe shpalljes së konçesionit për menaxhimin e integruar të mbetjeve që përfshin ndarjen e tyre në organike dhe jo organike, nxitjen e riciklimit dhe zëvendësimin e të gjithë kazaneve me të rinj që nuk hapen dot etj. Grumbullimi “derë më derë” të mbetjeve për zonat e largëta dhe realizimi i një sistemi ndërmjetës pikash grumbullimi do të mundësojë zbatimin e një standarti të njëjtë dhe më të shpejtë anembanë qytetit.

Krijimi i një “Fondi të Gjelbër”; ngritja e një fidanishteje me 500.000 fidanë në vit

Krijimi i një “Fondi të Gjelbër” të mbështetur nga donacione, taksat dhe të ardhurat e qytetit do të jetë një tjetër angazhim ambicioz i cili do të shoqërohet dhe nga ngritja e një fidanishteje me kapacitet 500.000 fidanë në vit. Rritja e hapësirave të gjelbra në çdo bllok banimi dhe investimet për kurorën e gjelbër të Malit të Dajtit do të shihen gjithshtu me prioritet.

Do të realizohen po ashtu fushata ndërgjegjësuese të përvitshme mbi mjedisin si konkurse dhe seminare edukuese, përfshi futjen e konceptit të “një fëmijë që lind-një peme e re”. Në një tjetër rrafsh, do të synohet dhënia me konçesion e Kopshtit Zoologjik si dhe krijimi i një strehe për qentë e rrugës në vazhdimësi të politikave sterilizuese.

Së fundmi, investimet infrastrukturore ekologjike do të përshpejtohen si projekti i qeverisë japoneze për ndarjen e derdhjeve të ujrave të ndotura, përdorimin e asfalteve dranazhuese, standarte të reja për banjot publike etj. Furnizimi me ujë të pijshëm do të dyfishohet në zonat problematike duke investuar në modernizimin dhe zgjerimin e rrjetit. Kjo do të shoqërohet me ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza duke integruar rrjetet e linjave të ujësjellësit të fshatrave me atë të Tiranës dhe ndërtimin e 4 puseve të reja.

Dixhitalizimi i faturimit të ujit të pijshëm do t’i mundësojë qytetarëve të konsultojnë on-line faturat e tyre duke rritur nivelin e faturimit. Po kaq e rëndësishme është shtrirja në të gjithë Bashkinë e re Tiranë të veprimit të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.

Tirana është sot një nga qytetet më të ndotura në Evropë. Në pjesën më të madhe të vitit kryeqyteti është i mbuluar nga një re pluhuri e smogu ndërkohë që hapësirat e gjelbra janë larg standardeve të Bashkimit Evropian. Tirana urbane ofron vetëm 1m2 hapësirë të gjelbër për banor, krahasuar me standardin minimal europian prej 7m2 për banor. Pluhuri nga kantieret e ndërtimit, pastrimi problematik i rrugëve e mbetjeve dhe asgjësimi i tyre përmes djegies, janë kthyer në burime shqetësuese ndotjeje.

Ndërkohë që, niveli i ndotjes së ajrit nga të ashtuquajturat grimca nën 10 mikronë, ose PM10, arrin në 63.88 µg/m3, krahasuar me kufirin maksimal prej 40 µg/m3 për vendet e BE, duke u kthyer në një kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve.

Promovim i mjeteve alternative të transportit; riciklim i mbetjeve

Angazhimi ynë

Garantimi i një mjedisi të pastër përmes angazhimit të të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, administrative dhe rregullatore.
Zotimet tona

  • Normalizim i trafikut dhe përcaktim i zonave me trafik të kufizuar me qëllim reduktimin e ndotjes;
  • Nxitje e përdorimit të transportit publik përmes përmirësimit të standardeve të shërbimit;
  • Promovim i përdorimit të mjeteve alternative të transportit, si biçikletat, duke shtuar korsitë e dedikuara, hapësirat pedonale dhe duke kontrolluar rreptësisht respektimin e tyre;
  • Garantim i pastërtisë së rrugëve dhe hapësirave publike përmes investimit në mjete dhe pajisje të standardeve më të larta teknike;
  • Mbledhje e mbeturinave në oraret me më pak lëvizje;
  • Vendosja e detyrueshme e sistemeve të filtrimit për bizneset që krijojnë ndotje;
  • Ndërtim i një impianti për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve duke ndaluar rreptësisht djegien e tyre;
  • Rehabilitim dhe gjelbërim i 135,810m2 hapësira publike të çliruara nga ndërtimet informale gjatë 2 viteve të fundit në Tiranë;
  • Rigjenerim dhe transformim i ish zonave industriale të Tiranës në hapësira të gjelbra dhe në shërbim të komunitetit;
  • Aplikim i projektit “Fasadat e Gjelbra” me qëllim krijimin e hapësirave të gjelbërta vertikale;
  • Identifikim dhe shndërrim i hapësirave potenciale brenda blloqeve të banimit në hapësira të gjelbërta në partneritet me komunitetin dhe bizneset e zonës;
  • Pastrim nga mbetjet i lumenjve në territorin e Bashkisë së Tiranës përgjatë gjithë rrjedhës së tyre;
  • Ndërtim i një impianti modern për përpunimin e ujërave të zeza në mënyrë që ato të mos derdhen më në Lumin e Lanës apo Lumin e Tiranës;
  • Zbatim me rreptësi i orareve kufizuese të qarkullimit brenda unazës për mjetet e tonazhit të rëndë.

 

Shënim i Redaksisë: Renditja e kandidatëve është kryer sipas rendit alfabetik, bazuar në shkronjën e parë të mbiemrit.
Ndiqni debatin në kohë reale në Facebook.