Shqipëria harron çezmën hapur

354 0

Përfytyroni një moment një grua në moshë që çapitet për 6 kilometra çdo ditë. Për të mbushur ujë. Dy orë rrugë, 15 kg, 6 km, për të përshkuar rrugën nga fshati deri tek burimi. Dhe tani përfytyroni që kjo nuk ndodh diku në ndonjë cep të Afrikës ku dielli djeg fort, por vetëm 23 km larg Tiranës. Për 20 vjet banorët e fshatit Bubq, në Fushë Krujë kanë bashkëjetuar me mungesën e ujit në Shqipërinë që njihet për bollëkun e ujit dhe që është po aq e famshme për keqpërdorimin e tij.

Në Bubq kanë shtëpi të fisme; madje disa kanë dhe makina të shtrenjta, por ama ujë nga çezma nuk kanë! Më të zotët kanë arritur të ndërtojnë një pus, ndërsa të tjerët përshkojnë çdo ditë kilometra për të mbërritur tek burimi i ujit, duke marrë me të drejtë emrin: fshati pa ujë; ca për neglizhencë e ca për keqpërdorim të burimeve ujore.

Javën Botërore të Ujit, kur njerëzit e kthejnë vëmendjen tek vendet që vuajnë nga mungesa e burimeve ujore duke kërkuar zgjidhje duke kursyer çdo pikë ujë për shpëtuar jetë, në Shqipëri ne e kemi harruar çezmën hapur. Afro 67.4% e ujit në vend keqpërdoret. Kështu thuhet në raportin e vitit 2014 të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Uj&eueuml;, ku problematikë gjithashtu mbetet dhe mospagesa e faturave të ujit nga konsumatorët. Kur të gjithë zonat e vendit vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm, jo vetëm gjatë muajve të verës, por dhe gjatë të gjithë vitit, pjesa më e madhe e ujit të pijshëm përfundon e keqpërdorur dhe e pafaturuar. “Uji i pafaturuar është një tregues se të paktën në tre vitet e fundit ky nuk ishte një problem shqetësues për sektorin. Niveli i humbjeve në sektor është 67.4% e ujit të prodhuar. Çka tregon se pjesa më e madhe e ujit që prodhohet, humbet duke mos gjeneruar asnjë të ardhur”, theksohet në raport. Duke nisur nga shtatori qeveria pritet të marrë masa për shtrëngimin e kosnumatorëve që të paguajnë ujin e pijshëm siç dhe bëjnë me energjinë elektrike. Por siç dhe e dimë të gjithë, përpara se ta paguash, më parë duhet ta kesh, kjo vlen edhe për ujin.

Problemi që has vendi ynë, më shumë se i prodhimit të ujit është ai i keqpërdorimit, duke qenë se vendi ynë është i pasur me burime ujore, me 7 lumenj që shkojnë nga lindja në perëndim që mund të plotësojnë të gjithë nevojat e popullatës dhe me reshje të bollshme vjetore. Në shumë qytete, furnizimi i ujit në burim është rreth 500 deri 700 litra për frymë në ditë, por rrjedhjet dhe humbjet tregojnë se vetëm një pjesë e vogël e vogël e ujit të prodhuar arrin tek konsumatori. (Sipas të dhënave zyrtare, rreth 60 për qind e të gjithë ujit të prodhuar humbet.) Ndwrkoë që sektori bujqësor konsumon rreth 60% të ujit të pijshëm.

Në shumë qytete, furnizimi i ujit në burim është rreth 500 deri 700 litra për frymë në ditë, por rrjedhjet dhe humbjet tregojnë se vetëm një pjesë e vogël e vogël e ujit të prodhuar arrin tek konsumatori.

 

Pothuajse kudo problemet e mungesës së ujit mund të zbutet në mënyrë të konsiderueshme përmes matjes, zbulimin të rrjedhjeve dhe zvogëlimit të ryre, përmirësimit të rrjetit, heqjen e lidhjeve të paligjshme, dhe optimizimin e magazinimit dhe furnizimi. Problemi i shpërndarjes gjithashtu ka një aspekt sezonal: gjatë sezonit të verës nevojitet shumë më tepër ujë; kur bie pak shi, kur uji i pijshëm në zonat rurale keqpërdoret shpesh për ujitje; dhe zonat turistike përdorin sasi të mëdha të ujit. Për të mos përmendur biznesin e lavazheve. Mesatarisht, uji është në dispozicion vetëm 3-4 orë në ditë, dhe zona të caktuara që furnizohen vetëm një herë në tre ditë me ujë.

Donatorët e huaj si USAID, Banka Botërore, Bashkimi Evropian kanë dhënë shpesh ndihmesën e tyre me një sërë projektesh, duke investuar në sistemin e kullimit dhe ujitje, të cilat konsiderohen si jetike nga donatorët ndërkombëtarë, pasi rritja bujqësore ka dhe ndikimin më të madh në zbutjen e varfërisë për të paktën gjysmën e popullsisë.

Banka Botërore dhe donatorë të tjerë përdorin një qasje të dyfishtë për sektorin e ujitjes dhe kullimit. I parë thekson rehabilitimin e ujitjes, që është kritik dhe infrastrukturës së kullimit; i dyti ka të bëjë me sigurimin e qëndrueshmërisë së investimeve të ujitjes përmes pjesëmarrjes të fermerëve.

Për implementuesit- ata që ndërtojnë rrjetin hidrik, kjo do të thotë një monitorim më i mirë dhe rritjen e transparencës. Për donatorët, kjo do të thotë nxitje për menaxhim më rigoroz, duke siguruar që programi i tyre të ketë më shumë rezultate dhe përgjegjshmëri.

Ndërsa për konsumatorët shqiptarë, do të thotë te kenë ujë të pastër të pijshëm çdo ditë, duke qenë të vetëdijshëm se dikush tjetër mund të vuajë për një pikë ujë. Mos e lër ujin të rrjedhë kot, sepse dikush në Bubq a në ndonjë zonë tjetër të Shqipërisë do t’i duhet të përshkojë kilometra që të ketë ujin, që ti e keqpërdor.