Produktet që e bëjnë Shqipërinë të pasur

319 0

Kur anijet ankorohen në portin e Durrësit pas një udhëtimi 7 javor nga Azia, janë të ngarkuara plot e përplot me frigoriferë, mobilje, ushqime e këpucë. Në kthim vetëm 60 përqind e kontenierëve që kalojnë në arterien më të madhe tregëtare në vend janë bosh. Në tregëtinë ndërkombëtare Shqipëria mbetet një xhuxh në eksporte dhe një gjigand në importe, duke rezultuar me një defiçit tregëtar.

Eksportet më të mëdha shqiptare mbahen ngahera tek nafta e papërpunuar dhe tek minerali i kromit, të cilat edhe gjatë kohës së komunzimit mbanin kreun e fronit në eksport. Ndërkohë që në importe shtrihemi gjerë e gjatë duke importuar që nga nafta, tek gruri, kafeja, makina etj. Mjafton t’i vësh emrin dhe ka gjasa që ne e importojmë.

Por realisht çfarë do të thotë ky bilanc tregëtar dhe pse ka rëndësi për ekonomimë se çfarë importojmë dhe eksportojmë. Ideja e bilancit tregëtar importe kundrejt eksporteve qëndron në faktin se, rritja e eksporteve ndaj importeve do ta bëjë vendin më të pasur. Shumë vende madje e ndjekin me rigorozitet këtë teori, duke rritur eksportet dhe duke pakësuar importet, përmes subvencionimit të eksporteve përmes granteve dhe taksave më të ulëta dhe duke dekurajuar importet me anë të tarifave më të larta. Megjithëse Organizata Botërore e Tregëtisë ka vendosur rregulla të forta në lidhje me këtë, sërish vende të ndryshme arrijnë t’i bëjnë bisht. Pasi në fund të gjithë kërkojnë pasurimin.

Babai i ekonomisë, Adam Smith e kundështonte fort këtë teori dhe besonte se pasuria e një vendi vjen nga puna produktive e njerëzve të tij dhe jo nga metalet e çmuara të ruajtura në thesar. Dhe në fakt kishte të drejtë, pasi janë importet ato që e bëjnë një vend të pasur. Duke importuar produkte që janë më të lira se ato që mund të prodhojmë vetë, vendet kanë më shumë para në duar po ashtu dhe më shumë produkte. Por sigurisht, dikush duhet të paguajë për këto importe. Këtu hyjnë në punë eksportet, të cilat sigurojnë paratë që vendi të importojë atë që nuk mund të prodhojë, me një kosto më të ulët.

Por si është ky bilanc tregëtar për Shqipërinë? Çfarë eksportojmë dhe importojmë dhe tek kush? Çfarë produktesh na duhet të prodhojmë për të nxitur rritjen ekonomike? Të dhënat më të fundit nga “Atlas of Economic Complexity”, përpiqen t’i përgjigjen për ne këtyre pyetjeve duke treguar trendin e tregëtisë totale të Shqipërisë nga viti 1995 deri në vitin 2013.

Bilanci tregëtar import-eksport viti 1995-2013. Burimi: Altas Media

Në vitin 1995 eksportet tona ishin relativisht të varfra, në pjesën më të madhe veshje për burra e gra (respektivisht 8 dhe 5%), materiale këpucësh (17%), duhan dhe pak fruta. Ndërkohë që të dhënat e importeve tregojnë për një ekonomi që mezi qëndron në këmbë.

Gjatë viteve të para të demokracisë, pas shembjes së regjimit komunist, ekonomia shqiptare vuajti në disa fronte. Shumë nga fabrikat u mbyllën dhe vendi kishte një nevojë imediate për elektro shtëpiake, të cilat nuk mund t’i prodhonim, e deri tek veshjet apo sapuni.

Përqindjet këtu janë pothuajse të njëjta, duke qenë se vendi kishte nevojë për shumë produkte, shumica e të cilave për përdorim shtëpiak: që nga frigoriferët, tek makinat qepësë tek pruduktet e flokëve e të kozmetikës.

Një vit më vonë në vitin 1996, vendi duket se ka më shumë nevojë për grurë e miell duke qenë se totalin e importeve e zënë këto produkte me 8%, cigare, sheqer me 1% dhe naftë e rafinuar. Ndërsa në eksport këpucët mbajnë 17% të cilat do të dominojnë deri në vitin 2008, si produkti më shumë i eksportuar.

Në vitin 2010 e më tej ne bëhemi më të zgjuar dhe fillojmë të importojmë më shumë shërbime e produkte, të cilat do të kishin një kosto më të madhe, nëse do të prodhoheshin në vend.

Gjatë pesë viteve të fundit importet e Shqipërisë janë rritur në masën 0.3% nga $4.8 Bilion në 2008 në $4.88 Bilion në 2013, ku mbizotëron nafta e përpunuar me 14.4% të totalit të importeve të Shqipërisë. Kjo e ndjekur nga makinat, që përbëjnë 3.84%, dhe paketimet e ilaçeve 2.9%. Ndërkohë që eksportet janë rritur me 4.7%, nga $2.09 Bilion në vitin 2008 në $2.62 Bilion në 2013. Në eksporte sërish është nafta dominuese, por këtë herë e papërpunuar dhe me një përqindje shumë më të lartë me 29.9% të totalit të eksporteve e ndjekur nga materialet e këpucëve me 8.24%.

Vendet ku Shqipëria ka numrin më të lartë të eksporteve

Këto janë industritë, për të cilat ekonomia përfiton më shumë e për të cilat duhet investuar më shumë, pasi në fund janë ato që bëjnë të mundur për të paguar atë që ne importojmë. Siç thotë dhe shprehja: “Importet janë dhurata e Krishtlindjeve dhe eksportet fatura që paguan në janar”.

Shkurt, importet na bëjnë më të pasur dhe eksportet e bëjnë atë të mundur. Gjetja e balancës është një sfidë shumë e madhe që Shqipëria e ka përpara, duke qenë se vijon të ketë një deficit tregëtar. Për balancimin e këtij deficit kërkohet që të zhvillohen sektorët dhe produktet që kanë më shumë potencial. Siç është dhe rasti i naftës, kromit, industrisë tekstile dhe sektorit bujqësor.

Industria tekstile është rritur shumë në vitet e fundit, duke krijuar vende të reja pune, duke qenë se është dhe industria që siguron të ardhurat më të mëdha së bashku me naftën dhe kromin.

Një tjetër sektor me potencial ëhstë dhe bujqësia, e cila ehde pse nuk përmban një përqindje të lartë në totolain e ekporteve, sërish ka rritje. Në vitin 2014 produktet bujqësore u rriten me 12,5%.

Sektori i energjisë, i cili nuk figuron shumë fort tek eksportet ka gjithashtu shumë potencial, duke qenë se Shqipëria ëhstë e pasur me burime ujore dhe mund të përdoret në mënyrë strategjike për tu zhvilluar si sektor e për të rritur ekonominë.

Ekspertët e ekonomisë janë të shqetësuar se në afatgjatë, deficit tregëtar mund të jetë dëmtues për ekonominë, duke qenë sedalin më shumë para se sa hyjnë në vend. Në kët pikë bilanci tregëtar është tejet i rëndësishëm, pasi janë këto produkte që ngrenë ose rrënojnë ekonominë./Agroweb.org/