Adrenalina e Bjeshkëve të Namuna

1.5k 0

 

 

Bjeshkët e Nëmuna shquhen për bukurinë e rrallë mes majash të larta, ujëvarash dhe bimësish unike. Natyra fantastike dhe peisazhet e këtyre parqeve që janë pjesë e vargut malor Dinarik, shtrihen në tre shtete, Mali i Zi, Shqipëri dhe Kosovë, ofrojnë një potencial të madh për të gjithë ata që duan të eksplorojnë këtë zonë të paprekur dhe të pazbuluara.

Natyra e egër e kombinuar me mikpritjen e banorëve të zonës dhe ushqimit të shkëqyer bio e bën këtë vend një përrallë. Me majat e maleve që duket sikur arrijnë qiellin me majat e tyre të mprehta dhe bukuritë mahnitëse që pasqyrohen në ujërat kthjella të lumenjve si Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, si dhe në liqenet akullnajore si ato të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës, që ofrojnë një qetësi përrallore dhe një nivel adrenaline që ndryshon në çdo moment që shijon bukuritë e shumta të kësaj hapësire.

Majat e maleve të tilla si Radohima, Maja e Hekurave, Maja e Arapit, maja e Shkëlzenit, etj që shërbejnë si pika triangulacioni, të ofrojnë një panoramë të ndryshme e cila tundon shpirtin aventuresk të çdo vizitori për t’i eskploruar bukuritë natyrore përreth tyre. Ky thesar natyror ofron mundësi të jashtëzakonshme në zhvillimin e turizmit për këtë zonë, e cila është ende e virgjër si përsa i përket natyrës ashtu dhe investimeve./AgroWeb.org/