Tradita shqiptare, këmbëkryq në New York

256 0

Nëse shija është ajo që i drejton planet tuaja turistike, apo keni një tërheqje ndaj ushqimit tradicional, akoma më mirë nëse ai është shqiptar, atëherë je në vendin e duhur. Ose më saktë duke lexuar shkrimin e duhur. Një artikull i publikuar së fundmi në gazetën amerikane New York Times sjell pikërisht këtë shije tradite të kuzhinës shqiptare në New York. Pronari, një emigrant shqiptar që e ka bërë restorantin e tij Pravue Café, qendrën e kuzhinës shqiptare në Queens, me groshën më të mirë dhe byrekun që të kujton atë të gjyshes, të gatuar me aq dashuri. Ju sugjerojmë të rehatoheni dhe të shijoni menunë e gatimeve tipike shqiptare të sjella nga Amerika e largët.

Patatet në “Pravue Cafe and Albanian Grill” kanë një shije krejt tjetër të buta sikur janë zier në një supë perfekte, por dhe krokante në të njëjtën kohë. Në fillim të skuqura dhe më pas të pjekura në furrë së bashku me djathin Pekorino, që shkrihet në to. Por, pika më e fortë vjen nga Vegeta, një miks kripe, sheqeri dhe piperi e perimesh të thara, një recetë e krijuar më shumë se gjysëm shekulli më parë.

Sead Duraku, i njohur ndryshe si Sal, e hapi restorantin e tij Pravue në qershor të vitit të kaluar në kufirin jug-lindor të Queens, një nga lagjet me numrin më të madh të shqiptarëve në qytet. Jashtë restorantit rri pezull simboli i shqiptarëve, shqiponja e zezë dy krenare që shtriq krahet në një pjesë me gurë zalli të kuq.

Zoti Duraku e drejton restorantin së bashku me vëllanë e tij më të vogël, Rizo, i cili është dhe menaxheri. Familja e tyre me origjinë shqiptare nga Mali i Zi ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1994, kur ata ishin fëmijë të vegjël. Vëllezërit ndajnë detyrat në kuzhinë, duke alternuar kuzhinën ndërkombëtare dhe duke i qëndruar besnike asaj shqiptare.
Ndër recetat që gatuajnë, është ajo me grosh. Grosh të kuqe që gatuhen me proshutë viçi që e marrin në një dyqan mishi shqiptar në Brooklyn. Mishi në një ngjyrë të kuqerremtë ka një teksturë dhe shije të fortë.

Sead Duraku, pronari i restorantit shqiptar në New York.

Pastaj është byreku, që në të gjithë pjesën tjetër të qytetit shpesh pritet në formë trekëndëshi si për të evokuar picën, këtu është një eksperiencë krejt tjetër. I butë në prekje me fletët që hapen me mish të grirë në brendësi, djathë të bardhë apo spinaq dhe djath. I shkëlqyer për t’u ngrënë edhe i vetëm, por akoma më me shije nëse shoqërohet me ‘kos shpie’.

Lakra e mbushur është tejet e butë pas një marinimi të gjatë në ujë të nxehtë. Qoftet dhe suxhukët kanë një shije dehëse. Ato mund të zbutet me ajvar, speca të ëmbla të kuqe dhe kajmak, e ngjashme me një krem të mpiksur, por më e thartë dhe më e plotë.

Gjysmë kile mish viçi e rrahur dhe e bërë gati për byftek të tiganisur. Ato listohen si burgers në menu, por kanë një shije tjetër nga ato të simotrave në perëndim, duke të mbetur pak mes dhëmbëve. Por asortimentet e tjera që i shtohen e bëjnë kaq të veçantë, si ullinjtë përshembull që vijnë në versionin Kosova, në respekt dhe të pjesës më të madhe të popullatës shqiptare këtu.

Pothuajse çdo gjë shoqërohet me bukë, madje edhe pjatat që përfshijne patate e oriz. Duraku e quan bukën pita, por është më shumë e ngjashme me atë turke apo fokaçen e Italisë, e plotë dhe e butë me koren e mbushur me fara susami. Bëhet nga një bukëpjekës në Middle Village. Nëse kërkon ta shoqërosh me djathë bullgar me uthull balsamike, nuk do të kthehesh kurrë më tek gjalpi.

Pjesa perëndimore e menusë duket pak komplekese me sanduiçet me gaforre dhe lëngjet e ngjashme sherbet ananasi. Por, mund të themi që një pica shqiptare që meriton respekt është ajo me djathë Trappist, i bërë në një manastir në Bosnjë e Hercegovinë dhe opsioni i picës me mish viçi dhe speca.

Pravue është e ndarë në dy dhoma të vogla, me pjesën e banakut në hyrje dhe tavolina dhe tryeza banketi në pjesën e prapme. Për sa i përket emrit të restarantit ai do të thotë “të provosh”, por Duraku shprehet se nuk e kanë qëlluar si duhet, pasi ka pak problem me shqiptimin.

Dreka ose darka mbaron me një ëmbëlsirë tipike të vendeve të Ballkanit, të njohur me emrin ‘ruske kape’, një kek cilindrik që të kujton kapelet ruse, çokollatë në majë dhe arrë kokosi anash dhe tullumba. Këtu përfundon udhëtimi amerikan brenda shijeve të traditës shqiptare dhe ballkanase.

 

Artikulli është publikuar fillimisht në New York Times dhe përshtatur nga AgroWeb