Shqipëria – Më e shtrenjta për të jetuar në Ballkan

341 0

 

 

Shqipëria listohet si një nga vendet më të lira për të jetuar në botë. Por në Ballkan, Shqipëria renditet e fundit. Jetesa në Shqipëri rezulton edhe më e shtrenjtë se në Greqi. Vendi më i lirë për të jetuar në rajon është Kosova, e ndjekur nga Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Mali i Zi. Një person mund të jetojë në Prishtinë me 324 Dollarë në muaj, Maqedonia ofron ushqim dhe qera shumë të ulta, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina. Serbia gjithashtu është më e lirë mesatarisht sesa Shqipëria.

Greqia renditet më e lirë në mesataren e kostos së ushqimit sesa vendi ynë. Bullgaria dhe Rumania ofrojnë qera të ulëta në qytete të mëdha dhe kosto jetese shumë konkuruese. Mali i Zi ofron çmime shumë të ulëta për produktet ushqimore. Fuqia blerëse e Shqipërisë është më e ulta në rajon, çmimet e produkteve cilësohen konkuruese, por për një të huaj të jetojë në Tiranë kosto mujore e jetesës për banim dhe ushqim arrin rreth 630 Dollarë.

 

Burimi: Time.com