Me kafeinë apo pa kafeinë?

521 0

Më pëlqen shumë shija e kafesë, por jo domosdoshmërisht efektet anësore që shkakton ajo. Nëse edhe ti je i/e prirur të përjetosh efektet që shkakton kafeja, siç janë dhimbjet e kokës apo momentet e ankthit, atëherë duhet të zgjedhësh një alternativë tjetër- kafeja dekafeinato ose pa kafeinë.

Mbaj mend që dikur e kisha të pamundur të gjeja dekafeinato askund në lokalet e Tiranës. Por tani të gjitha baret e ofrojnë këtë shërbim. Nganjëherë më duket sikur pirja e një kafeje pa kafeinë nuk është një domosdoshmëri këtu në Tiranë, por diçka e modës, trendy siç është edhe konsumimi i ushqimeve organike në përpjekje për t’i qëndruar larg glutenit. Bizneset në vend e marrin këtë supozim për të mirëqenë dhe ta ofrojnë kafenë pa kafeinë me një çmim më të shtrenjtë se sa kafeja normale.

Nëse ju i përkisni atij grupi njerëzish që pijnë kafe pa kafeinë sepse është në modë, apo nëse trupi juaj thjesht nuk e toleron kafeinën, atëherë duhet të mësoni diçka më shumë për kafenë pa kafeinë dhe të kuptosh nëse është kjo një alternativë më e shëndetshme për ju.

Për fat të keq, kafeja dekafeinato nuk është gjithmonë e shëndetshme. Pikë së pari, decafeinato nuk do të thotë që lëngu nuk përmban kafeinë. E vërteta është që pjesa më e madhe e kafeinës është hequr gjatë procesit të dekafeinimit. Ndaj, nëse të duhet të heqësh dorë krejtësisht nga kafeina duhet të mësosh mbi produktet që të japin atë energjinë e dëshiruar. Së dyti, sa i përket procesit të heqjes së kafeinës duhet të dish që jo çdo gjë është aq e thjeshtë. Heqja e kafeinës nga kokrrat e kafesë bëhet duke aplikuar disa kimikate siç është methylene chloride, një element i vrëtetuar kancerogjen që shpesh ndodh të lërë gjurmë tek kokrrat e kafesë.

Më pas kemi edhe metodën e CO2 ku kokrrat e kafesë zhyten në dioksid karboni të ngjeshur , apo edhe metodën Zvicerane të ujit 3, sipas të cilës kafeina hiqet nëpërmjet disa filtrave karboni. Kjo metodë është më e sigurt, por më e shtrenjtë. Duke qenë se është e vështirë të dallohet cila metodë është përdorur për të dekafeinuar kokrrat e kafesë, është mirë që pirja e kafesë pa kafeinë të mos kthehet në zakon.

Nëse pavarësisht të gjitha paralajmërimeve e konsideron veten një dashamirës të kafesë së vërtetë, atëherë ka mënyra të tjera për të maksimizuar përfitimet prej saj saj.

1) Mos pini kafe kur jeni të lodhur.

Nëse të nevojitet një dozë e shpejtë kafeje për të marrë pak energji dhe mbaruar një detyrë ose project të papërfunduar, atëherë një filxhan kafeje është alternative e duhur. Por nëse nuk flini mjaftueshëm dhe konsumoni kafe njëra pas tjetrës, nuk do të kalojë shumë kohë deri sa të ndieni efektet negative të kafesë
Kafeja të ndihmon në përpunimin e informacionit dhe rrit krijueshmërinë.
Në vitin 2014, një studim i publikuar në revistën Nature Neuroscience arriti në konkluzionin që konsumimi i sasive të vogla të kafesë ose dy filxhanë kafeje në ditë para mësimit rrit ndjeshëm aftësinë për ruajtjen dhe përpunimin e informacionit për një periudhë të gjatë kohore dhe krijueshmërinë.

2) Nuk ekziston koha “perfekte” për të pirë një kafe

Duhet të dini që koha më e përshtatshme për të pirë një kafe nuk është diçka universal e paracaktuar. Vetëm ju mund të vendosni kur është koha e duhur për të pirë një kafe, sepse efektet e kafeinës ndryshojnë tek çdo njeri.

3) Mos e teproni!
Pini kafe por mos e teproni. Dozat e larta të kafeinës në një periudhë afatgjatë mund të shkaktojnë dëme në sistemin nervor dhe atë kardiovaskular . Mbani mend që kafeina është një stimulus dhe si rrjedhojë nuk duhet përdorur shpesh!
Kafeja ka më shumë se një funksion
Për të gijthë ju që preferojnë të pregatisin kafenë në shtëpi, këtu  mund të gjeni një listë gjërash mjaft interesante që mund të bëni me llumin e kafesë.

 

*AgroWeb sjell Shqipërinë me sytë e një Ruseje që jeton në Tiranë prej dy vitesh. Liana Suleymanova ka studiuar për histori në Universitetin Amerikan në Bullgari ku u njoh me Shqipërinë, e shkuara e të cilës e tërhoqi në mënyrë të veçantë. Interesi për këtë vend u zhvillua më tej gjatë studimeve master në Central European University në Budapest dhe në Akademinë Diplomatike në Vienë, ku ajo studioi në detaje historinë e Shqipërisë, veçanërisht periudhën nga sistemi komunist në demokraci.