Limona Turshi – Tradita E Shijes Plot Vlera

1.3k 0

Kjo recetë ju ndihmon të merrni një sasi të shëndetshme të mineraleve si hekuri, bakri, kaliumi dhe kalciumi

Nëse ka një recetë gatimi që ka bërë prej kohësh për vete shqiptarët janë padyshim turshitë.

Nga ana tjetër, limoni është sigurisht mbreti i çdo kuzhine. Nuk mungon në asnjë recetë të shijshme apo të ëmbël.

Ai u shton shije supave të ndryshme, lezeton ëmbëlsirat, bën më të shëndetshëm çdo lëng frutash, është shëruesi natyral kundër virozave e shumë komplikacioneve të tjera shëndetësore.

Receta që do të lexoni më poshtë është vërtetë unike. Ajo mund të transformojë çdo pjatë apo gatim në diçka, shija e së cilës është e vështirë për t’u përshkruar.

Limonat turshi janë shumë të shijshëm por mbi të gjitha janë natyralisht mbrojtës të stomakut dhe veshkave duke shkrirë gurët që formohen në këtë organ.

Limonat nuk përmbajnë yndyrna të ngopura ose kolesterol dhe janë një burim i mirë i kompleksit të vitaminave B siç janë acidi pantotenik, pyridoksina dhe foliate. Trupi ynë ka nevojë për këto vitamina dhe rrjedhimisht për limonë.

Limonët turshi janë një burim i jashtëzakonshëm i vitaminave dhe e ndihmojnë trupin të formojë një sistem të avancuar mbrojtjeje kundër infeksioneve apo radikaleve të lira.

Receta e sugjeruar nga AgroWeb.org ju ndihmon të merrni një sasi të shëndetshme të mineraleve si hekuri, bakri, kaliumi dhe kalciumi të cilët mbajnë zemrën të shëndetshme dhe tensionin e gjakut nën kontroll.

Si t’i përgatisni limonat turshi në shtëpi

Receta që do të lexoni më poshtë është vërtetë unike. Foto: Flickr

Përbërësit

  • 5 limonë
  • Çerek gote ose 4 lugë gjelle me kripë

Opsionale:

  • 3 deri në 4 kokrra piper të zi
  • 1 gjethe dafine
  • Lëng të freskët limoni

Pajisjet:

  • Enë të thellë
  • Kavanoz qelqi steril (500 ml)
  • Thikë të mprehtë

Përgatitja

Nëse dëshironi të zbusni lëkurën e limonëve, mbajini ato në ujë për tre ditë, duke e ndërruar ujin çdo ditë.

Ndajini limonët në katër pjesë duke ruajtur të paprekur pjesën fundore dhe spërkateni tulin me kripë. Më pas kthejini pjesët e limonit në formën fillestare.

Hidhni një lugë gjelle me kripë në fund të kavanozit. Futini limonët në të dhe shtoni më shumë kripë në mes të shtresave të limonëve. Shtypini limonët që të lëshojnë më shumë vend dhe lëng.

Nëse lëngu i nxjerrë nuk mjafton shtoni lëng shtesë limoni. Është e rëndësishme të mos shtoni as ujë as lëng limoni të prodhuar artificialisht, por lëng të mirëfilltë limoni.

Ruajtja e Turshive 

Përpara se të mbyllni kavanozët, sigurohuni të lini pak hapësirë në grykën e tyre.

Kavanozët ruajini në një vend të ngrohtë dhe tundini çdo ditë që të garantoni shpërndarjen e barabartë të lëngut dhe kripës. Procesi i turshisë ka nevojë për 30 ditë.

Më pas, nëse dëshironi t’i konsumoni, shpërndajini limonët në ujë të rrjedhshëm dhe konsumojini sipas dëshirës. Pas hapjes, nuk ka nevojë që limonët të ruhen në frigorifer.

Limonët turshi mund të zgjasin deri në një vit. Lëngu i tyre mund të përdoret dy deri në tre herë gjatë një viti.

Mënyra më e mirë për të nxjerrë sasinë maksimale të lëngut nga limoni është ta zieni për 2 deri në 3 minuta  dhe ta shtrydhni vetëm pasi të jetë ftohur./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.