Fara Kungulli – Të Pjekura dhe Djegëse me Kripë

2.7k 0

Recetat me fara kungulli kanë një shijë të shkëlqyer sa që kanë gjetur një vend të pazëvëndësueshëm në kuzhinë

Jemi në stinën e kungujve. Tregjet janë të mbushura me kunguj të madhësive të ndryshme të cilat janë pjesë e tryezës, festave dhe dekorimeve familjare.

Me kungujt vijnë edhe farat  e tyre të cilat janë kaq të thjeshta dhe të shëndetshme.

Kungujt e mëdhenj nxjerrin fara më të mëdha të cilat është e mira të konsumohen të paqëruara.

Por a mund të kriposen farat nëse nuk qërohen?

Kriposja në pjesën e jashtme të lëvozhgës së farës është e thjeshtë, por nëse dëshironi një kriposje përtej lëvozhgës atëherë duhet të shfrytëzoni sugjerimet e AgroWeb.org

Ziejini farat në ujë me kripë dhe më pas piqini në furrë.

Në këtë mënyrë kripa do të futet brenda farave, dhe ju do të keni nën kontroll sasinë e përdorur të kripës.

Farat e Kungullit nuk janë thjeshtë të shijshme apo plotësuese fantastike të gatimeve të ndryshme, ato janë gjithashtu të pasura me vlera të larta shëndetësore.

Ato janë ideale, jo vetëm sepse përmbajnë yndyrna dhe fibra, por edhe mbajnë zemrën të shëndetshme dhe ulin enjtjet.

Farat e kungullit janë një metodë fantastike për përfitimin e vitaminës E e cila konsiderohet të jetë një antioksidant i fortë.

AgroWeb.org i’u këshillon më poshtë një recetë fantastike të përgatitjes së farave të pjekura të kungullit. Një mënyrë e lehtë dhe e thjeshtë për përfituar shijen dhe vlerat e tyre.

Receta me Fara Kungulli të Pjekura

Përveç kripës, farat e pjekura mund të spërkaten me erëza djegëse, si specat djegës përpara se të futen në furrë.

Përbërësit

Një kungull mesatar

Kripë

Vaj ulliri

Spec djegës

Përgatitja  

Priteni pjesën e sipërme të kungullit afër kërcellit në formë rrethore.

Merrni një lugë metalike dhe nxirrni farat.

Vendosini ato në një kullesë dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.

Përdorni një filxhan si njësi matje për farat.

Për çdo gjysëm filxhani me fara nevojiten 2 gota ujë dhe një lugë kripë.

Hidhini të gjithë përbërësit në një tenxhere mesatare dhe lërini të ziejnë për 10 minuta.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe kullojeni.

Ngroheni furrën në 200°Celcius.

Lyejeni pjesën fundore të tepsisë me një lugë çaji me vaj ulliri.

Shpërndajini farat në një shtresë të vetme dhe spërkatini me vaj ulliri dhe me spec djegës.

Piqini në furrë për 5-20 minuta deri sa farat të marrin një ngjyrë kafe. Pjekja varet nga përmasat e farave.

Farat e vogla të kungullit mund të piqen për 5 minuta ndërsa ato të mëdhatë kanë nevojë për 20 minuta pjekje.

Kujdesuni që farat të mos tejpiqen.

Në momentin që ato marrin një ngjyrë të çelët kafe, hiqeni tepsinë nga furra dhe lërini farat të ftohen përpara se t’i konsumoni./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.