Bajamet Shqiptare – Pse Duhen Patjetër Në Këtë Periudhë

884 0

Bajamet e importit nuk janë saktësisht të papërpunuara dhe as të freskëta.

Që nga viti 2007, autoritetet ndërkombëtare kanë vendosur që bajamet të pasterizohen para se të shiten në publik.

Arsyeja ka të bëjë me faktin se bajamet janë një nga produktet më të importuara në botë.

Distancat e udhëtimit të këtij produkti dhe magazinimi i gjatë shkakton prishjen e tyre ndaj kërkohet një përpunim paraprak.

Autoritetet ndërkombëtare kanë miratuar metoda të pasterizimit “që tregojnë efektivitet në arritjen e një reduktimi të ndotjes së mundshme në bajame, ndërkohë që nuk ndikojnë në cilësinë e tyre”, sipas rregulloreve ndërkombëtare.

Megjithatë, kundërshtarët e pasterizimit të bajameve argumentojnë se përpunimi paraprak bëhet me anë të kimikateve të rrezikshme si oksidi i propilenit.

Kjo substancë paraqet rreziqe shëndetësore më të mëdha se ruajtja e bajameve. Organizatat Europiane të Konsumatorëve dhe EPA e kanë klasifikuar oksidin propilenik si një substancë kancerogjene në rastet e ekspozimit akut me njerëzit.

Bajamet shqiptare nuk i nënshtrohen asnjë procesi përpunimi paraprak. Ato janë nga frutat arrorë më të pastra biologjikisht të kultivuara në vend.

Kur blini bajame në treg, sigurohuni të blini bajame vendase. Sasitë e bajameve shqiptare janë të kufizuara në treg dhe kjo është periudha më e përkryer për t’i gjetur ato.

Kjo pasi vetëm në këtë mënyrë do të përfitoni një produkt të freskët dhe me vlera të mrekullueshme kuruese të cilat AgroWeb.org po i rendit për ju në vijim.

Faktet dhe vetitë e forta mjekësore mbi bajamet 

Parandalon problemet e zemrës. Lëndët flavonide që gjenden tek bajamet kombinuar me vitaminën E reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Konsumi i bajameve mundëson një ulje me 50 përqind të rrezikut nga ataku në zemër.

Kontrollon nivelin e kolesterolit në gjak. Vitamina E tek bajamet është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmtimet në dhe parandalon arteriosklerozën.

Ndihmojnë në funksionin e mirë të trurit. Bajamet përmbajnë riboflavinë dhe L-carnitine, që ndikojnë për të rritur aktivitetin e trurit dhe në rritjen e jetëgjatësisë.

Veprojnë në rritjen e fortësisë të kockave dhe dhëmbëve. Përmbajtja e lartë e fosforit në frutin e bajames ndikon në fortësinë e kockave.

Ndihmojnë për të kontrolluar peshën. Përmbajta e lartë e fibrave në frutin e bajames ndikon për te mos patur një rritje në peshë.

Ata që hanë dy here në javë bajame ulin mundësinë për të shtuar peshë rreth 30 përqind.

Ulin rritjen e sheqerit në gjak. Bajamet nuk përmbajnë niseshte dhe përdoren si miell për përgatitjen e biskotave dhe ëmbëlsirave për diabetikët./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.