Nis Projekti Rajonal IPA Për Forcimin e Sipërmarrjeve Bujqësore

723 1

Organizata Creative Business Solutions (CBS) nisi projektin e parë të zhvillimit të Bashkimit Europian në kuadrin e programit ndërkufitar IPA.

Delegacioni i BE në Shkup nënshkroi marrëveshjen me CBS për fillimin e zbatimit të projektit në kuadër të programit ndërkufitar me Maqedoninë, ku CBS është partner kryesor në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Zhvillimit 2 dhe Komunën e Dibrës së Madhe në vendin fqinj.

Takimi fillestar, i cili u zhvillua në Dibër të Madhe, ishte i pari i projektit dhe nisi hapat formalë për të filluar zbatimin e aktiviteteve të programuara.

Projekti ka për qëllim të forcojë kapacitetin prodhues bujqësor të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe qasjen e tyre në treg. Kjo do të arrihet përmes çertifikimit të SME-ve sipas standardeve të sigurisë ushqimore, ngritjes të kapaciteteve, aplikimeve të grantit si dhe zhvillimin e strategjive të marketingut.

Përfituesit e projektit do të jenë rreth 20 subjekte të agrobiznesit që do të certifikohen me standardet HACCP, ISO22000, Global Gap dhe Organike. Këto do të shoqërohen nga një paketë planesh të plota të marketingut. Gjithashtu 20 agrobiznese do të mbështeten me paketën e plotë të aplikimit për thithjen e financimeve alternative.

Pjesë e rëndësishme e projektit do të jenë një sërë trajnimesh që do të kenë një ndikim real në rritjen e njohurive të biznesit për standardet dhe informacionin mbi mundësitë e financimit për planet e investimeve përmes granteve të ndryshme.

Në mbylljen e projektit parashikohet një aktivitet biznes-me-biznes ku ndërmarrjet bujqësore në të dy rajonet e përfshira në projekt do të paraqesin produktet e tyre.

Realizimi i projektit me vlerë 310,000 Euro, do të konkretizohet në bashkëpunim të ngushtë me Bashkitë, Komunat, Agjencitë dhe sektorin privat në rajon./AgroWeb.org

Çfarë do të thotë Projekti IPA për Peshkopinë dhe Dibrën e Madhe?

Përfaqësuesi i CBS, Ilir Pilku dhe kryetari i Komunës Dibër Ruzhdi Lata shtrëngojnë duart për nisjen e realizimit të projektit

Misioni i projektit është të forcojë kapacitetin prodhues të sipërmarrjeve bujqësore dhe të rrisë aksesin në tregjet Europiane përmes aplikimit të standardeve të sigurisë ushqimore dhe çertifikimit të produkteve vendase, ngritjes së kapaciteteve për përthithjen e fondeve të BE-së si dhe zhvillimin e strategjive të marketingut.

Qëllimi specifik është të çertifikojë prodhuesit dhe përpunuesit në nën-sektorë si përpunimi i Mishit, Qumështit dhe nën-produkteve të tij, Frutave & Perimeve dhe Bimëve Medicinale me katër tipe Çertifikatash të sigurisë ushqimore të njohura në nivel ndërkombëtar.

Projekti do të synojë nxitjen e tregtisë në tregjet e Bashkimit Europian dhe rritjen e produktivitetit të sipërmarrjeve Bujqësore përmes zhvillimit të kapaciteteve të brendshme (prodhuese, menaxhuese, marketing, etj).

Ky është një projekt rajonal Shqipëri-Maqedoni i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit të vendeve kufitare nën Instrumentin e Para-Aderimit alokimet – IPA 2014-2015.

IMPAKTI

Projekti do të sigurojë një impakt të konsiderueshëm duke gjeneruar benefit për ekonominë lokale dhe Ndërmarrjet Bujqësore në zonën ku projekti do të zbatojë ndërhyrjen e tij.

Projekti do të Çertifikojë 20 Agrobiznese me HACCP, ISO2200, GlobalGAp dhe Organik, do të Mbështesë 20 sipërmarrje me përgatitjen e planeve të Biznesit për të përfituar nga skemat kombëtare dhe ndërkombëtare të granteve si dhe do të zhvillojë Plane Marketingu të integruara për 20 Agrobiznese.

Për realizimin e këtij impakti, projekti do të zbatojë zgjidhjet më të avancuara në mbështetje të zhvillimit të sektorit Bujqësor në rajon.

Ekipet realizuese të projektit gjatë prezantimit të fillimit dhe detajimit të aktivitetit në Komunën e Dibrës së Madhe.

KOMPONENTËT

Përqasje strategjike për zhvillimin e këtij projekti mbështetet në integrimin e tre koncepteve themelore:

(i) Çertifikimi i produkteve bujqësore dhe ofrimi i trajnimeve të avancuara për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e çertifikimit;

(ii) Përgatitja e paketave të aplikimeve për përthithjen e fondeve nga programet e BE- të kombinuara me trajnimet për ngritjen e kapaciteteve absorbuese të fondeve;

(iii) Shërbime të Integruara Konsulence për zhvillimin e Strategjive të Marketingut./AgroWeb.org

Read the English version by clicking this link here 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.