Mënyra e Shpejtë e Përgatitjes së Sallatës Shef

4.5k 0

Amvisat shqiptare janë shumë familjare me sallatën Shef. Ato e përgatisin përherë këtë sallatë në raste festash familjare, drekash apo darkash, apo kur shtëpinë e vizitojnë miq e mysafirë.

Është një sallatë krejt e thjeshtë për t’u përgatitur, me një shije të veçantë që i shton lezet çdo gatimi në tryezë.

Sallata Shef është një pjatë që jo vetëm ndjell shijen por është e pasur me vlera ushqyese gjithashtu. Përbërësit e saj, sallatat, perimet dhe vezët, e shndërrojnë këtë recetë në një recetë plot vlera dhe shëndet.

Dy nga përbërësit kryesorë të kësaj recete, sallata jeshile ashtu si edhe rukola është një ushqim i shëndetshëm që nuk mungon në shumë prej tryezave shqiptare. Këto sallata rekomandohet për trajtimin e problemeve me tensionin e gjakut, pagjumësinë, mungesën e oreksit, dhe përmirësimin e sistemit tretës në përgjithësi.

Sallata shef është një shoqëruese perfekte e supave dhe gjellëve të ndryshme apo edhe gatimeve të tjera të kuzhinës shqiptare.

Megjithatë, ajo mund të konsumohet edhe e vetme si një vakt i lehtë plot vlera, shije dhe ushqyes.

Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron  përgatitjen e kësaj sallate krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Sallatës Shef në Shtëpi

  • Një karrotë
  • Një kokërr domate
  • Një kastravec mesatar
  • Një grusht sallatë jeshile
  • Një grusht rukola
  • Dy kokrra vezë
  • 1-2 lugë majonezë
  • Djathë kaçkavall i grirë ose në prerë në kubikë shumë të vegjël
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja

Si fillim vedosim vezët që të zjejnë. Ndërkohë, pastrojmë me ujë të rrjedhshëm të gjitha perimet, sallatën jeshile si dhe rukolën.

Sallatën jeshile e ndajmë me duar në copëza dhe e hedhim në një tas të madh.

Shtojmë gjethet e rukolës, më pas karrotat, domatet e prera në feta si dhe kastravecat gjithashtu i shtojmë në tasin e sallatës.

Vezët e zjera i pastrojmë nga lëvozhga dhe i presim në feta dhe i shtojmë tek sallata.

Shtojmë kripën, djathin kaçkavall, piperin dhe vajin e ullirit, nëse preferoni edhe disa pika apo feta të holla limoni.

Sipër sallatën e spërkasim me majonezë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.