Alkooli Dhe Antibiotikët – Zbuloni Çfarë Ndodh Nëse Përzihen Bashkë

4k 0

Përzierja e alkoolit dhe ilaçeve mund të jetë tepër e rrezikshme për organizmin.

Këshillat e mjekëve për të mos i përzier ato, mund të tingëllojnë të kota dhe boshe.

Por e vërteta është krejt ndryshe.

Ndërveprimi mes alkolit dhe ilaçeve mund të shkaktojë një sërë efektesh të padëshiruara anësore, të cilat do t’i mësoni në artikullin e mëposhtëm të AgroWeb.org.

Ndërveprimi i Gabuar

Antibiotikët janë disa prej ilaçeve që nuk duhen përzier kurrë me alkoolin.

Në rastin më të mirë, ky i fundit shuan efikasitetin e tyre kundër një infeksioni.

Në rastin më të keq, alkooli mund ta transformojë antibiotikun në një armik të vërtetë për organizmin.

Efektet Anësore

Efektet anësore të përzierjes së një antibiotiku me alkolin varen nga ilaçi.

Megjithatë disa prej efekteve më të zakonshme anësore janë:

Të përzierat,

Përgjumje

Marramendje

Trullosje

Diare

Dhimbje stomaku dhe ulçerë.

Shenjat e para kur përzierja mes alkolit dhe antibiotikëve ka  marrë për keq janë:

Skuqje të lëkurës

Dhimbje e fortë koke

Rrahje të larta zemre

Masat Që Duhen Marrë

Mjekët thonë se pirja e ndonjë gote të vogël me pije alkoolike nuk përbën shumë problem, por abuzimi i vazhdueshëm për gjatë kurës me antibiotikë nuk është aspak i këshillueshëm.

Mjekët po ashtu thonë se, pas mbarimit të kurës me antibiotikë duhet të prisni të paktën 72 orë për të pirë alkol sërish.

Si Ndërhyn Alkoli Në Efikasitetin e Antibiotikëve

Alkoli ndërhyn në efikasitetin e antibiotikëve në mënyra të ndryshme.

Për shembull, nëse merrni antibiotikë kundër një infeksioni ose një sëmundje virale, trupi ka nevojë për pushim dhe për gjumë.

Alkooli e prish ciklin e gjumit dhe nuk ju lë të flini siç duhet.

Alkooli ndalon organizmin të përthithë sasinë e duhur të ushqyesve të nevojshëm.

Ai rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe shteron energjitë.

Të gjitha këto, e bëjnë organizmin të paaftë për t’u shëruar nga një infeksion.

Çfarë Janë Antibiotikët?

Antibiotikët janë ilaçe të fuqishme.

Ato rekomandohe nga mjeku në rastet e një infeksioni bakterial.

Antibiotikët e shkatërrojnë bakterin ose e ndalojnë atë së shumuari.

Përzierja e alkoolit me antibiotikë nuk është kurrë një ide e mirë.

Nëse dëshironi të shëroheni më shpejt, sigurohuni që kura me antibiotikë të merret sipas rekomandimeve të mjekut./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.