Uthulla e Mollës – Si Ta Përdorni Për Fytin Dhe Infeksionet

4.2k 0

Uthulla e mollës përbën një nga zgjidhjet më të mira për shëndetin, gatimin dhe higjenën në shtëpi.

Ajo është po aq e famshme edhe për shëndetin, sidomos në rastet ku prekeni nga e ftohura, infeksionet e fytit apo përtharja e tij.

Uthulla është armike e baktereve dhe arrin të neutralizojë infeksionet e fytit që shkaktojnë dhimbje.

Mësoni në AgroWeb.org mënyrat se si mund të shfrytëzoni uthullën e mollës për të zbutur fytin dhe për t’u rimëkëmbur.

Uthulla si çaj

Uthulla mund të pihet sa herë që vuani nga fyti.

Përzieni një ose dy lugë çaji me uthull në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni gradualisht dy ose tre herë në ditë.

Gargarë me uthull

Përzieni dy lugë gjelle me uthull me gjysëm gote me ujë të ngrohtë.

Bëni gargarë me të të paktën çdo një orë.

Pas çdo gargare pini ujë.

Thjesht uthull

Ju mund të bëni gargarë thjesht me uthull molle për të përshpejtuar shërimin, ndonëse mund të jetë shumë e fortë.

Kujdes, sepse aroma e uthullës është e fortë dhe mund të nxisë të vjellat.

Pas çdo gargare pini ujë.

Duhet të dini që uthulla është e mirë edhe kundër erës së keqe të gojës sepse shkatërron bakteret që e shkaktojnë atë.

Fakte Interesante Për Uthullën 

Për tre litra uthull molle nevojiten të paktën 36 mollë.

Në shekullin e 14, fëmijët pagëzoheshin me uthull, sepse ishte më e pastër se uji.

Uthulla u pranua gjerësisht si një kurë kundër sëmundjeve në shekullin e 19-të.

Femrat konsumojnë më shumë uthull se meshkujt.

Uthulla mund të jetë e dëmshme nëse nuk e përdorni siç duhet.

Duke qenë se ka aciditet të lartë ajo mund të prishë dhëmbët dhe të përvëlojë ezofagun dhe lëkurën nëse e teproni.

Nëse e përdorni uthullën në lëkurë, sigurohuni që të tresni një lugë gjelle në të paktën 250 ml ujë.

Uthulla ndërvepron negativisht me disa medikamente, sidomos ata që kanë natyrë diuretike dhe laksative./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.