A Merrni Mjaftueshëm Vitaminë D – Burimet Ku Mund Ta Gjeni

1.1k 0

Vitamina D është shumë e rëndësishme për organizmin e njeriut.

Sipas tue dhënave të AgroWeb.org, ajo është një ushqyes i dobishëm për ruajtjen e shëndetit të kockave.

Kjo vitaminë ndihmon organizmin të përthithë dhe të ruajë nivele të përshtatshme të dy ushqyesve të tjerë të rëndësishëm për shëndetin e kockave: kaliumi dhe fosfori.

Burimet e Vitaminës D

Njeriu e merr pjesën më të madhe të vitaminës D nëpërmjet rrezeve të diellit.

Kur këto rreze, sidomos ato të mesditës, bien në kontakt me lëkurën, nxisin prodhimin e vitaminës D.

Njerëzit që jetojnë në vende me klimë të ngrohtë me shumë diell, përfitojnë më shumë se sa ata që jetojnë në vende të ftohta pa diell.

Vitaminën D mund ta marrin edhe nëpërmjet disa ushqimeve.

Bëhet fjalë për ushqime të fortifikuara ose të pasurura siç janë qumështi dhe drithërat apo tek peshqit si salmoni, toni dhe skumbria.

Po ashtu vitaminë D ka edhe vaji i papërpunuar i peshkut dhe vaji i mëlçisë së Merlucit, të cilin mund ta gjeni si suplement në farmaci.

Ngrënia e këtyre ushqimeve, shkakton një sërë reagimesh kimike në mëlçi dhe veshka, të cilat e transformojnë vitaminën D në formën e përshtatshme për organizmin.

Sa Vitaminë D Duhet Të Marrë Një i Rritur?

Në përgjithësi, të rriturit duhet të konsumojnë 600 njësi të vitaminës D në ditë, pra rreth 15 mikrogramë.

Të moshuarit mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojnë 800 njësi të kësaj vitamine në ditë, pra rreth 20 mikrogramë.

Pasojat e Mungesës Së Vitaminës D

Mungesa e zgjatur e vitaminës D shkakton çrregullime të masës minerale të kockave dhe fraktura tek fëmijët dhe të rriturit.

Mungesa e kësaj vitamine, nxit problemet me kockat, muskujt dhe shkakton dhimbje të gjymtyrëve.

Pamjaftueshmëria e vitaminës D mund të kontribuojë edhe në shfaqjen e osteoporozës.

Studime të shumta e kanë lidhur mungesën e vitaminës D me depresionin, sëmundjet e zemrës, çrregullimet imunitare, infeksionet dhe shtimin e qelizave të dëmshme.

Shkencëtarët thonë se mungesa e kësaj vitamine nuk i shkakton këto sëmundje por është një nxitës biologjik për disa procese inflamatore të lidhura me sëmundjet.

Faktorë Që Nxisin Mungesën e Vitaminës

Njerëzit që vuajnë nga mbipesha apo problemet me veshkat, kanë një organizëm që has vështirësi në përthithjen e kësaj vitamine.

Njerëzit që qëndrojnë në ambiente të mbyllura nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D.

Njerëzit duhet të qëndrojnë në diell të paktën 15 minuta nga ora 10:00 deri në orën 15:00 tre herë në javë.

Ekspozimi në diell duhet të jetë i ekuilibruar që të jeni të mbrojtur nga dëmtimi i lëkurës./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.