nga AgroWeb më 24 June, 2022
Ekspertët e AgroWeb.org, paralajmërojnë se telefonat celularë krijojnë një varësi të rrezikshme, e cila ngjan shumë me atë të bixhozit. Kjo varësi mund të ndikojë fort në produktivitetin e njeriut, funksionet e trurit, balancën mes jetës dhe punës, por edhe në jetën personale. Megjithatë, ky nuk është i vetmi dëm që shkakton kjo pajisje e […]
nga AgroWeb më 24 June, 2022
Vitamina C është një ushqyesit më efikasë dhe më të mirë për organizmin. Vlerat e kësaj vitamine janë të larmishme, por prania e saj është e domosdoshme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve kardiovaskulare, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme. Siç ndodh rëndom edhe në rastin e vitaminave të […]
nga AgroWeb më 24 June, 2022
Pjepri është një nga frutat më të shijshme të verës dhe jo vetëm. Tuli i pjeprit është mjaft freskues dhe i ëmbël dhe me të nuk ke të ngopur. Brendësia e tij është e mbushur me fara të qullëta të cilat në shumicën e kohës përfundojnë në koshin e plehrave. Në këtë artikull të AgroWeb.org […]
nga AgroWeb më 18 June, 2022
Ritmi kaotik i një dite të zakonshme në Shqipëri, shpesh shkakton dilema tek konsumatorët. Të hash apo të mos hash mëngjes? Kjo është çështja! Në shumë raste, vendimi për shqiptarët është i thjeshtë: një byrek të shpejtë tek bukëpjekësi i lagjes ose një vezë të zier. Ka të tjerë më pas që i përkushtohen me devotshmëri […]
nga AgroWeb më 15 June, 2022
Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës. Pastrimi i sistemit tretës është një nga veçoritë më unike të këtyre frutave të ëmbël të verës. Fiqtë janë nga frutat më të shkëlqyera për shëndetin e mëlçisë. Ata […]
nga AgroWeb më 8 June, 2022
Konsumi i mishrave të përpunuar siç janë sallamrat, proshutat dhe salçicet, rrisin rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë apo rezistencës ndaj insulinës, që konsiderohet pikënisja e diabetit të tipit 2. Sipas studimeve, të cilave u referohet AgroWeb.org, njerëzit që konsumojnë rregullisht mishra të përpunuar janë 50% më të rrezikuar ndaj dhjamosjes së mëlçisë dhe po aq […]
nga AgroWeb më 8 June, 2022
Rregulli artë i ushqyerjes së shëndetshme është që vaktet tona duhet të jenë të ylberta, në sensin e ngjyrave dhe larmishmërisë së ushqyesve që ofrojnë perimet dhe frutat. Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të hanë ccdo ditë pesë racione frutash dhe perimesh. Nëse organizmi nuk merr sasinë e nevojshme të ushqyesve që ofrohen nga frutat dhe […]
nga AgroWeb më 7 June, 2022
Shumë studime të cilave u referohet AgroWeb.org, sugjerojnë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Sipas tyre, ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të largoni peshën e tepërt dhe të ruani format e shëndetshme trupore. Ekspertët nënvizojnë faktin se ngrënia e mëngjesit frenon urinë gjatë ditës dhe kësisoj, njeriu është më […]
nga AgroWeb më 3 June, 2022
Makaronat janë ndoshta ushqimi më i famshëm e më i shijshëm në botë. Ato mund t’i kombinoni dhe t’i shijoni çdo ditë me salsa të ndryshme, por problemi i vetëm me makaronat janë kaloritë dhe shtimi në peshë. Kjo ka bërë që kompanitë e prodhimit të mendojnë jo vetëm për shijen, por edhe mirëqenien e […]
nga AgroWeb më 3 June, 2022
Mbipesha dhe çdo përpjekje për të humbur kilogramët e tepërt kanë një ndikim të fortë në tru. Sa herë që nisni një dietë, ose në momentin kur nuk merrni energjinë e nevojshme për trurin nga ushqimet, do të përjetoni dobësi, uri, depression, lodhje dhe dhimbje koke. Truri Dhe Mbipesha Ekspertët thonë se pesha e trupit […]
nga AgroWeb më 2 June, 2022
Uji i gazuar ofron të njëjtat përfitime hidratuese si uji mineral por pasurohet me bulëzat argëtuese që i japin ujit një nuancë shumë herë më interesante. Ekspertët thonë se uji i gazuar pa asnjë lloj sheqeri apo ëmbëlsuesi artificial nuk ka asnjë ndikim në peshën trupore. Për më tepër, uji i gazuar ju mban të […]
nga AgroWeb më 27 May, 2022
Një nga këshillat më të përsëritura në mesin e njerëzve që duan të bien në peshë është që nuk duhet t’i marrë uria ose nuk do të përmbahen në vaktin e ardhshëm. Megjithatë, ka raste kur të durosh urinë për periudha të gjata ndihmon në rënien në peshë. Kërkimet shkencore mbi këtë çështje, kanë nxjerrë […]
nga AgroWeb më 27 May, 2022
Hernia është një problem mjekësor që shkakton shumë dhimbje e që ndonjëherë mund të të marrë jetën. Ky problem kërkon trajtim mjekësor, por ka edhe disa kura natyrale që mund ta plotësojnë atë. Hernia ndodh kur një organ i caktuar depërton në të çarën e një muskuli apo një indi rrethues. Hernia është më e […]
nga AgroWeb më 25 May, 2022
Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për shëndetin fizik dhe mendor të njeriut. Aktiviteti fizik ul rrezikun e shfaqjes së disa sëmundjeve siç janë: diabeti, kanceri dhe ato kardiovaskulare. Ndikimi i aktivitetit fizik në organizëm është padyshim afat-gjatë dhe përmirëson në përgjithësi cilësinë e jetës. Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Nuk Kryeni Aktivitet Fizik Sipas një […]
nga AgroWeb më 19 May, 2022
Me gjithë informacionet dhe këshillat që mjekët dhe dietologët japin çdo ditë mbipesha është ende një problem serioz. Miliona persona në botë janë të prekur nga obeziteti apo mbipesha dhe vetëm një numër i vogël i tyre janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilës i referohet […]
nga AgroWeb më 19 May, 2022
Kequshqyerja përkufizohet si një çrregullim që prek ushqyerjen dhe ka të bëjë me një shqetësim serioz shëndetësor. Ky çrregullim ndahet në dy kategori: ushqyerja e pakët dhe e tepërt. Ushqyerja e pakët ka të bëjë me sasi të kufizuara ushqyesish, përthithje e dobët e tyre ose humbje e madhe e tyre. Kequshqyerja që lidhet me […]
nga AgroWeb më 18 May, 2022
Një nga këshillat dhe rekomandimet që dëgjohen shpesh është humbja e kilogramëve dhe dhjamit të tepërt të akumuluar në zonën e belit. Sipas mjekëve rreziku i dhjamit në këtë zonë shkon përtej paraqitjes së jashtme. Ata shprehen se dhjami i akumuluar në zonën e belit dhe përreth organeve të brendshme është më i rrezikshmi nga […]
nga AgroWeb më 13 May, 2022
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke shtuar në peshë. Në varësi të kripës së konsumuar, trupi mund të akumulojë nga 3 deri në 5 litra ujë. Nëse dëshironi të humbisni kilogramët e tepërt si pasojë e akumulimit të lëngjeve duhet të mos konsumoni kripë […]
nga AgroWeb më 13 May, 2022
Me hormonet nuk bën dot shaka. Këtë ta thotë çdo mjek. Hormonet janë ato që na rregullojnë humorin, emocionet, sjelljen, paraqitjen dhe marrëdhëniet me të tjerët. Kjo është arsyeja përse çrregullimet hormonale shkaktojnë një sërë ndryshimesh thelbësore në organizëm dhe në shëndetin tonë. Më poshtë do të gjeni 8 simptomat më të zakonshme të çrregullimeve […]
nga AgroWeb më 12 May, 2022
Sistemi tretës i njeriut është shtëpia e 100 trilionë mikrobeve të cilat njihen ndryshe si mikrobioma e organizmit. Kjo mikrobiomë është unike për çdo individ dhe është diçka e trashëgueshme nga nëna, bazohet tek ushqyerja, mjedisi dhe stili i jetesës. Në varësi të tij, mikrobioma mund të përmbajë më shumë baktere të mira apo të […]