Nisin Ditët Vullkanike, Temperatura Ekstreme mbi 40 Gradë – Kujdesi Që Duhet Të Tregoni

475 0

Gushti do të nisë me temperatura ekstremisht të nxehta të cilat pritet të rriten mbi 39 apo edhe 40 gradë.

Sipas të dhënave zyrtare, tek të cilat bazohet AgroWeb.org temperaturat do të rriten me disa gradë celcius më shumë në 10 ditëshin e parë të gushtit.

“Java e parë e gushtit sjell temperatura të larta në territorin shqiptar ku gjatë orëve të mesditës vlerat termike do të variojnë nga 30 – 36°C në zonat malore (maksimumet në Verilindje) ndërsa temperatura mbi 36°C thuajse në të gjithë Ultësirën Perëndimore.

Në zona specifike, pritet që temperaturat të ngjiten në 39°C (Shkodra, berate dhe rrethinat e tyre).

Përsa i përket tablosë së shirave, parashikohet që 10-ditëshi i parë të jetë kryesisht i thatë, shirat më të pranishëm në formën e stuhive të izoluara në zonat malore ndërsa në dt. 2 – 3 gusht rrebeshe afatshkurtra rrezikojnë zonat Qendrore dhe Jugore” thuhet në njoftimin e Institutit Meteorologjik Meteoalb.

Masat më të larta të të nxehtit përgjatë muajit gusht do të mbulojnë në Gadishullin Ballkanik.

Drobitja nga Vapa dhe Trajtimet E Domosdoshme

Nëse vini re shenja të drobitjes nga vapa ose goditjes nga dielli duhet të merrni menjëherë hapat e mëposhtëm:

Zhvendosuni menjëherë në hije;

Mos qëndroni më në diell;

Ndizni kondicionerin ose freskuese;

Lajeni trupin me ujë të vakët;

Pini ujë ose lëngje të tjera.

Në raste ekstreme mund të përdorni kompresa akulli në zonën e qafës, sqetullave dhe ijeve.

Faktorët E Rrezikut

Disa njerëz janë më të predispozuar të preken nga vapa si rezultat i ekspozimit të lartë ndaj temperaturave përvëluese.

Njerëzit që janë mbipeshë, janë djegur nga dielli, të miturit, të moshuarit dhe ata që marrin ilaçe për zemrën duhet të tregojnë më shumë kujdes.

Parandalimi i Problemeve

Me rritjen e temperaturave është e rëndësishme që njeriu të parandalojë problemet që vijnë prej tyre.

Mbajeni trupin të freskët nëpërmjet këtyre strategjive të listuara më poshtë nga AgroWeb.org:

Qëndroni në ambiente të brendshme gjatë pikut të vapës;

Kur jeni në ambiente të jashtme, mundohuni të qëndroni në hije;

Pini 2-4 gota me ujë tepër çdo orë kur jeni të ekspozuar ndaj vapës;

Vishni rroba të lehta prej pambuku;

Lahuni me ujë të vakët;

Mbani kapele;

Shmangni pije dehidratuese me alkol dhe kafeinë;

Kaloni një pjesë të ditës në një ambient me ajër të kondicionuar.

Të qënit të informuar për simptomat e drobitjes nga vapa dhe goditjes nga dielli është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë dhe shëndetit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.