Depresioni Rrit Rrezikun e Ishemisë me 45 Përqind – Shkaqet dhe si ta Trajtoni

591 0

Një anketë e kohëve të fundit të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Institutit të Statistikave tregoi se 70 përqind e shqiptarëve kanë vuajtur nga depresioni.

Ndonëse psikiatrët janë skeptikë për këto shifra me pretendimin se njerëzit mund të ngatërrojnë ankthin me depresionin, ky i fundit është një problem madhor për shoqërinë shqiptare.

Ndikimi i depresionit në shëndetin e organizmit është i fortë.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thonë se depresioni rrit ndjeshëm rrezikun e ishemisë dhe vdekjeve të parakohshme si pasojë e saj.

Ekspertët shpjegojnë se depresioni rrit rrezikun e ishemisë me 45 përqind.

Gjasat që ishemia të jetë fatale është 55 përqind më e lartë për shkak të depresionit.

Kontributi i Depresionit tek Ishemia

Ky kontribut është i fortë për shkak të disa faktorëve.

Këtu përfshihet inflamacioni në sistemin nervor, jetesa e gabuar, si duhani, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme dhe mbipesha.

Ekspertët nuk përjashtojnë as tensionin e lartë dhe diabetin që janë faktor rreziku për shfaqjen e ishemisë. Po ashtu edhe përdorimin e antidepresivëve.

Simptomat Fizike Të Depresionit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, simptomat fizike të depresionit janë të shumta siç janë luhajtjet në regjimin e gjumit, mungesë oreksi dhe rënie të energjisë.

Përpos tyre, njeriu vuan edhe nga dhimbjet e kokës ose të shpinës.

Disa njerëz përjetojnë edhe ndryshime në peshën e tyre.

Këto simptoma shfaqen sepse depresioni ndikon në disa zona të caktuara të trurit që kanë të bëjnë me mënyrën se si funksionon organizmi.

Për pasojë, njerëzit që vuajnë nga depresioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga dhimbja kronike.

Njerëzit e prekur nga depresioni kanë mungesa të thella të gjumit, por nga ana tjetër, ata janë tepër të drobitur dhe duan të flenë më shumë.

Trajtimi i depresionit nëpërmjet terapive dhe medikamenteve mund të lehtësojë edhe simptomat fizike.

Por nëse pas trajtimit njeriu përjeton sërish dhimbje fizike, atëherë depresioni nuk është eliminuar plotësisht.

Depresioni mund të shkaktohet edhe nga tiroidja, e cila nuk prodhon hormone të mjaftueshme.

Kjo është një arsye tjetër përse duhet të vizitoheni tek një mjek specialist.

Vetëm mjeku mund të jetë në gjendje të analizojë simptomat fizike dhe ato emocionale. Ai mund të përcaktojë shkakun e kësaj sëmundjeje.

Depresioni mund të duket një problem i rëndomtë, por kjo sëmundje prek mbi 300 milionë njerëz në mbarë globin.

Pa anashkaluar mjekun lexoni këtu disa ushqime të mira kundër depresionit dhe për bimët mjekësore./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.