Supë me Brokoli dhe Kos  – E Freskët, E Lehtë, E Shëndetshme

2.6k 0

Një recetë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe e pasur me vlera ushqyese dhe shije fanatstike gjithashtu.

Supa me brokoli me kos është një alternativë fantastike për të mbajtur trupin në formë dhe për t’u ushqyer shëndetshëm gjithashtu.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni për të përgatitur këtë supë të shëndetshme lehtë në shtëpi.

Supa me brokoli dhe kos mund të shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, mish pule por edhe mishra të tjerë, perime të pjekura etj.

Si Ta Përgatisni Në Shtëpi

Përbërësit 

500 gr brokoli

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 thelpinj hudhre

2 patate mesatare

Nenexhik

Borzilok

700 ml lëng pule ose perimesh

320 ml kos

Kripë

Procesi 

Në një tas të vogël ku kemi hedhur dy lugë vaj ulliri hedhim hudhrën të cilën e kemi grirë shumë imët në mënyrë që të përftohet aroma e saj.

Ndërkohë nisim përgatitjen e supës. Pastrojmë patatet dhe brokolit.

Patatet i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël ndërsa ndajmë brokolin në degë të vogla.

Në një tenxhere hedhim një lugë gjelle vaj ulliri e vendosim dhe zjarr dhe më pas shtojmë patatet, bashkë me gjethet e nenshikut dhe borzilokut, i kaurdisim të gjitha bashkë për 3 minuta,

Më pas, shtojmë lëngun e nxehtë të pulës ose perimeve dhe i lëmë të zjejnë derisa patatet të zbuten.

7-8 minutat e fundit shtojmë degëzat e brokolit dhe i lëmë të ziejnë të gjitha bashkë.

I heqim nga zjarri dhe i fusim në mikser (disa degëza brokoli mund t’i lini mënjanë dhe t’i vendosni një fund të supës) derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës.

Më pas tenxheren e vendosim edhe për 2 minuta të tjera në zjarr ndërkohë që hedhim kripën dhe piperin, shtojmë kosin bashkë me vajin e ullirit dhe hudhrat, e përziejmë dhe e heqim nga zjarri.

E hedhim në tasat e servirjes së supës, i spërkasim sipas dëshirës me piper të zi dhe e shërbejmë të ngrohtë./AgroWeb.org