Arterioskleroza dhe Diabeti – Si ju Vjen në Ndihmë Kolesteroli i Mirë

716 0

Diabeti, si një nga sëmundjet më të përhapura të globit, është shkaktar edhe për një sërë pasojash anësore që prekin çdo ditë njerëzit.

Lidhur me pasojat që kjo sëmundje lë pas, shumë raste kanë treguar se diabeti ka një lidhje të fortë me shfaqjen e sëmundjes së arteriosklerozës.

Studime të shumta kanë treguar se personat që vuajnë nga diabeti, përgjatë viteve mund të preken edhe nga problemet me arteriet.

Arteroskleroza është një sëmundje që prek enët kryesore të gjakut.

Duke vështirësuar qarkullimin e mirë të gjakut dhe funksionimin e zemrës.

Kur kjo sëmundje shfaqet, risqet për të pësuar ndonjë atak apo ishemi janë shumë të mëdha.

Si shkaktar kryesor, diabeti mund të çojë në një sërë sëmundjesh të rrezikshme për organizmin, duke dëmtuar edhe zemrën.

Së fundmi ekspertët besojnë se yndyrat e mira në gjak mund të parandalojnë krijimin e arteriosklerozës tek diabetikët.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të gjeni të shpjeguar pikërisht këtë lidhje dhe si të përfitoni prej yndyrnave të mira.

Si ndikon kolesteroli i mirë

Një studim i Universitetit të Mjekësisë në Nju Jork të cilit i referohet AgroWeb.org, tregoi se nivelet e mira të kolesteroli (HDL) mund të luftojnë arteriosklerozën tek personat me diabet.

Ekspertët theksuan se yndyrnat e mira mund të përdoren si një kurë e vërtetë për të shëruar arteriet.

Sipas tyre kjo qasje shkon përtej mbajtjes së niveleve të duhura të kolesterolit, por të konsumimit të yndyrave të mira sa më shumë.

Kjo terapi natyrale mund të përfitohet direkt nga ushqimet e përditshme.

Si një mënyrë për të nxjerrë jashtë kolesterolin e keq dhe për të mundësuar qarkullimin e mirë të gjakut.

Nivelet me mëdha të proteinës që kolesteroli i mirë përmban, janë pikërisht ato që ndihmojnë të gjithë organizmin.

Kolesteroli i mirë (HDL), ndihmon në përgjysmimin e rasteve të diabetikëve me arteriosklerozë apo zhdukjen totale të sëmundjes.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është ajo natyralja dhe e përditshmja.

Pra mjafton që të fusni në dietën tuaj ushqimet e duhura të cilat përmbajnë yndyra të mira, shumë të vlefshme për organizmin.

Ushqimet që ju duhen

Për të mbajtur larg problemet e zemrës dhe njëkohësisht për të mbajtur nën kontroll diabetin, konsumoni sa më shumë ushqimet e renditura mëposhtë.

  • Vaj ulliri
  • Bishtatjorët
  • Drithërat e papërpunuara
  • Frutat e pasura me fibra siç janë mollët, kumbullat apo pjeshkat
  • Peshqit me yndyrë siç janë salmoni, toni apo sardelet
  • Arrorët
  • Avokado

Gjithnjë kini kujdes me sasitë e yndyrës së keqe dhe ushqimeve të konservuara, pasi dëmtojnë rëndë shëndetin.

Ndërkohë ushqimet e pasura me yndyrna të mira janë një zgjidhje për organizëm të fortë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.