Dita Botërore e Diabetit – Të Dhënat Shqetësuese për Shqipërinë

1.3k 0

14 nëntori shënon ditën botërore të diabetit, ndaj dhe ndërgjegjësimi për këtë sëmundje është më i lartë.

Sipas të dhënave nga AgroWeb.org, mjekët e kanë cilësuar këtë sëmundje si një “pandemi” globale.

Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se diabeti prek rreth 5% të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje.

Sot në botë numërohen rreth 537 milion diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet të jenë 643 milionë diabetikë.

Pra sipas ekspertëve rreth më shumë se 9,3 % e popullsisë së botës do të jetë prekur nga diabeti.

Përsa i përket vdekshmërisë, të dhënat e OBSH-së tregojnë se  diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale.

Ata ngrenë alarmin se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 10%.

Sipas ISHP 1 në 10 të rritur në botë vuan nga ndonjë tip i diabetit.

Diabeti Një Shqetësim në Rritje

Rritja e Diabetit në Shqipëri në popullatën adulte është 3-4%, që do të thotë se kemi afërsisht 120-150 mijë diabetikë të njohur.

Mosha më prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç që përbën gati 40% të rasteve.

Por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç .

Pikërisht këtu qëndron edhe rreziku i diabetit që po prek moshat që janë aktive për punë, por kambanat po bien sepse forma e diabetit 2 po takohet edhe tek fëmijët.

Diabeti që takohet më shumë është diabeti tipit 2 me 90% dhe 10% diabet tipit 1.

Diabeti është një sëmundje me zhvillim të ngadaltë ,dhe shpesh të “heshtur” ndaj thelbësore është sensibilizimi,informimi i komunitet për njohjen e diabetit.

Shenjat e Paradiabetit

Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare simptoma mjekësore.

Megjithatë, mund të vëreni se:

  • Ndjeni uri më tepër se zakonisht
  • Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë
  • Jeni më të etur se zakonisht
  • Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë
  • Ndjeheni më të lodhur se zakonisht

Të gjitha këto janë shenja tipike të lidhura me diabetin, prandaj nëse jeni në fazat e hershme të diabetit, mund t’i vini re ato.

Por lajmi i mirë është që paradiabeti është i kthyeshëm nëse merren masat e duhura.

Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dëmshëm, tensioni i lartë janë çka duhet të përmirësoni./AgroWeb.org