Siç tashmë edhe dihet, Shqipëria hyn tek ato vende që janë të bekuara për nga klima e mirë që i karakterizon.
Kjo përkthehet në toka pjellore dhe më shumë bimësi.
Pra, një mrekulli e natyrës e cila në vendin tonë mund të shfrytëzohet nga çdokush.
Gjenden rreth 300 lloje bimësh aromatike dhe medicinale, shumica e të cilave kultivohet në çdo skaj të vendit.
I tillë është edhe finoku të cilin mund ta keni dëgjuar të përmendet shpesh vitet e fundit.
E gjeni kudo në tregje dhe kjo jo pa qëllim, pasi rritet në shumë zona të vendit.
Çfarë është finoku?
Finoku, kjo bimë që hyn në familjen e karrotës rritet në shumë vende të botës, por mund të themi që është edhe Shqiptar.
Në emrtimin popullor e gjeni edhe me emrat maraq, kopër apo erëz.
Finoku është pikërisht zhardhoku që rritet nën tokë dhe prodhon erëzën shumë të përdorur të koprës.
Megjithëse ka qenë prezent gjithnjë si erëz, vetëm vitet e fundit është zhvilluar në masë edhe konsumimi i pjesës së poshtëme të kësaj perime, pra finokut.
Kjo bimë konsiderohet si një mrekulli jo vetëm në kulinari, por edhe në botën medicinale të përgatitjes së kurave popullore.
Ku gjendet
Mbillet në vende me klimë të ngrohtë dhe lulëzon çdo vit në periudhën qershor – gusht.
Bima arrin në lartësinë maksimale deri ne 250 cm dhe ka gjethe në formë ylli me lule të vogla ngjyrë të verdhë.
Në Shqipëri të freskët e gjeni të mbillet e kultivohet masivisht në të gjithë zonën e ulët të Adriatikut, duke filluar nga Shkodra e deri në Vlorë.
Vazhdon përgjatë bregut të detit Jon gjithashtu edhe në disa zona të veçanta luginore si Korça, Peshkopia dhe Kukësi.
Kujdesi për bimën
Finoku konsiderohet si një bimë që kërkon nxehtësi për tu rritur, prandaj gjendet edhe më i përhapur kudo ku ka bregdet apo lumenj.
Gjithësesi ky nuk është rregulli i vetëm për këtë bimë, finoku mund të durojë edhe në temperatura më të ulëta.
Eskpertët këshillojnë që mbjellja ideale për bimën do të ishte në zona ku bie dielli.
Sa më shumë diell gjatë ditës, prodhimi do të jetë më i mirë e më i shumtë.
Ka edhe një lloj të veçantë finoku që quhet, finoku i egër i cili mund të rritet edhe në zona ku toka nuk është shumë e pasur.
Përdorimet
Siç shpjeguam dhe mësipër përsorimet e finokut fillojnë që nga kuzhina e deri në mjekësi e në kura popullore apo në kozmetikë.
Finoku është plot me ushqyes siç janë kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, fosfori, bakri, zinku.
Gjithashtu përmban mangan, selenium, folat, acid pantotenik, beta karoten, luteina, vitaminat A, B6 dhe K.
Për më tepër, finoku është një burim natyral i estrogjenit.
Njihet si një qetësues natyral i dhimbjeve të stomakut, rregullon rrugët e frymëmarrjes dhe sistemin tretës.
Në kuzhinë mund ta përdorni në sallatrae gatime të ndryshme.
Shija e tij e freskët dhe e ëmbël do t’ju bëjë të provoni kombinime mjaft të shijshme.
Ndonëse mund ta gjeni në treg në çdo periudhë të vitit, gjatë verës kujdesuni që ta blini më shpesh, pasi e gjeni të freskët./AgroWeb.org