Bukë të Vogla me Lajthi – Aromë Fantastike Në Kuzhinën Tuaj

491 0

Shija më e mirë e bukës është kur e përgatit vetë të freskët në shtëpi.

Aromë e saj mbush të gjithë shtëpinë e i thërret të vegjël e të mëdhenj pranë tryezës.

Kjo recetë që ju sugjeron AgroWe.org preton si shijen ashtu edhe aromën e mrekullueshme, por kërkon pak kohë.

Të buta dhe plot me lajthi të thërrmuara nuk keni për të pritur derisa të ftohen për t’i shijuar.

Mund t’i shoqëroni me çdo gjë, si reçel, çokokrem apo mjaltë por edhe me të kripura si djathëra të ndryshëm.

Janë perfekte si për mëngjes ashtu edhe për një pasdite të kaluar në familje.

Përbërësit

Për majanë ju duhen

32ml ujë

50g miell

1g maja e thatë

Një majë luge kripë e imët

Për bukët e vogla

260g miell

150ml ujë

5g maja

10g kripë

60g lajthi të thërrmuara

Për pjekjen

1 vezë

100g lajthi

Përgatitja

Nisni me përgatitjen e majasë së freskët, duke përzierë në një tas të madh miellin, kripën, majanë e birrës së thatë dhe në fund ujin.

Punojeni mirë me duar derisa të formohet brumi i ngjitshëm i majasë.

Lëreni të pushojë për 12 orë. AgroWeb.org ju këshillon që nëse i përgatisni bukët me lajthi, ta përgatisni majanë një ditë para.

Pasi të keni kaluar këtë hap, mund të vazhdoni me përgatitjen e bukëve.

Merrni një tas të madh dhe aty hidhni miellin, kripën,  majanë e thatë dhe majanë e freskët që kishit përgatitur.

Punojeni me një spatul derisa përbërësit të lidhen dhe të formohet një masë e njëtrajtshme.

Në fund nisni të shtoni sasinë e ujit. AgroWeb.org ju këshillon që ujin ta shtoni dalëngadalë ndërkohë që punoni brumin.

Shtoni edhe lajthitë e thërrmuara dhe kalojeni brumin në tavolinën e punës dhe aty punojeni edhe për disa minuta.

Pasi të keni mbaruar lëreni që brumi të pushojë për 4 orë, kështu do të dyfishojë volumin e tij.

Kur të ketë kaluar koha e nevojshme ndajeni brumin në toptha në madhësinë e një veze.

Ndërkohë që në një tas keni rrahur vezën, e ndërsa tek një tjetër keni hedhur lajthitë e tjera.

Filloni të kaloni kulaçët e bukës si fillim tek veza e më pas tek lajthitë.

Vendosini ato në një tavë të shtruar me letër pjekjeje dhe futini në furrë të ngrohur me 220 gradë.

Piqini për 15 minuta në këtë temperaturë e më pas për 5 minutat e fundit me 200 gradë.

Më pas lërini të ftohen pak dhe mund t’i shijoni duke i shoqëruar me atë që preferoni më shumë./AgroWeb.org