Një vit më parë, në 2020 u parashikua se do të ishte “viti i të punuarit nga shtëpia”.
Por edhe ata që ishin më optimistë në këtë drejtim, nuk e mendonin kurrë se një gjë e tillë do të realizohej e akoma më shumë të vazhdonte kjo situatë.
Ky ndryshim kaq i rëndësishëm, i të kaluarit nga të punuarit nga zyra në shtëpi, është një proces shumë i ndërlikuar dhe njeriu ka nevojë të barazpeshojë kujdesin për veten, por edhe për punën.
Ndonëse vendet po i kthehen normalitetit, shumë kompani botërore kanë vendosur të praktikojnë për më gjatë punën nga shtëpia, të paktën disa ditë në javë.
Si Të Përballoni Punën Nga Shtëpia
Puna nga shtëpia ka shumë avantazhe por edhe disavantazhe.
Padyshim që mund tu shmangesh zhurmave, aromave dhe përtypjeve të ushqimit që të pengojnë përqendrimin por puna në shtëpi nënkupton më shumë izolim, shpërqendrim dhe nëse vazhdon gjatë humbje e sensit të vetes.
Ekspertët japin këshillat e mëposhtme për njerëzit që do të punojnë nga shtëpia në këtë periudhë epidemie.
Mos Nis Punën Direkt Sapo Të Zgjohesh
Të hapësh laptopin apo telefonin sapo të zgjohesh nuk është gjëja e duhur që duhet të bësh për veten.
Zgjohu siç duhet,laj fytyrën, dhëmbët, ndërro rrobat e gjumit dhe jepi kohë vetes që të përgatitet për ritmin e duhur.
Hani mëngjes dhe më pas uluni për të punuar.
Nuk duhet të shtriheni në shtrat për të punuar, përndryshe do ju zërë pasditja aty
Mos e ndizni televizorin sepse ai do tju shpërqendrojë.
Ndërkohë që punoni, ju mund të tregoni kujdes për lëkurën duke mbajtur maska të ndryshme ushqyese.
Mos neglizhoni ndërveprimin social.
Flisni me të tjerët nëpërmjet telefonit apo rrjeteve sociale në mënyrë që mos të ndieni pasojat e izolimit për shpirtin.
Mos u stresoni nëse ju duket e vështirë. Të punosh nga shtëpia nuk është aq e lehtë sa të jesh në zyrë.
Përballuni me faktin që në shtëpi keni më pak produktivitet, por në këtë situatë është e kuptueshme.
E fundit por jo për nga rëndësia është që të vendosni një orar pune dhe të mbyllni kompjuterin kur të keni mbaruar.
Duke qenë se duhet të tregojmë kujdes me ambientet e jashtme, në shtëpi ka shumë gjëra për të bërë që të jeni aktivë.
Mund të nisni duke kryer punët e shtëpisë, duke gatuar e duke kërcyer në mënyrë që të jeni në lëvizje dhe mos të bini pre e plogështisë./AgroWeb.org