A Do Të Arrijë Kulmin Varianti Delta Dhe Më Pas Të Zhduket?

332 0

Kur varianti i ri i koronavirusit “Delta”, u identifikua për herë të parë në Indi në Dhjetor të 2020, kërcënimi dukej shumë i largët.

Por brenda pak muajve, u përhap në më shumë se 98 vende në të gjithë botën.

Sipas të dhënave të fundit të AgroWeb.org, shtrimet në spital dhe vdekjet po rriten në pothuajse të gjitha shtetet, veçanërisht në Britaninë e Madhe dhe Indi.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa nga parashikimet më të mundëshme dhe çfarë këshillash japing ekspertët.

Cilat janë parashikimet që po qarkullojnë më tepër?

Parashikimet të shumta ekzistojnë rreth pandemisë, të cilat  thonë se kur rastet e COVID të arrijnë kulmin, më pas do të ulen.

Andy Slavitt, ish-këshilltar i lartë i Biden në Shtëpinë e Bardhë, u shpreh për mendian se nëse varianti Delta vepronte njësoj në Mbretërinë e Bashkuar si në Indi, do të kishte një rritje të shpejtë dhe një rënie të shpejtë të rasteve. Dhe deri më tani parashikimi duket se është realizuar.

Që nga 3 gushti, rastet në Mbretërinë e Bashkuar kanë rënë, krahasuar me korrikun.

Ndër parashikimet më optimiste se kur do të ulen rastet e infektimimt me versionin e ri “Delta”, është se ato do të pësonin rënie deri në gusht.

Në tjetër parashikim është se infektimet me variantin e ri të koronavirusit, do të rriten në mënyrë të qëndrueshme gjatë verës dhe vjeshtës, me një kulm në mes të tetorit.

Parashikimet bazohen në skenarë të ndryshëm, të tillë si rastet më të mundshme ose më të këqija.

Por faktorë të tillë si sjellja dhe vaksinimi i sa më shumë njerëzve, mund të ndryshojnë të gjitha parashikimet.

Çfarë ndryshimi mund të bëjë vaksinimi?

Një rritje e vaksinimeve mund të ndryshojë të gjitha parashikimet, shprehen ekspertët.

Por kjo është një rrugë e gjatë nga shifra 70% ose 80% e përmendur shpesh që duhet për të arritur imunitetin e tufës.

Justin Lessler një epidemiolog i Universitetit të Karolinës së Veriut, thotë se nëse pjesa më e madhe e njerëzve vaksinohen , kjo mund të frenojë variantin Delta.

“Unë jam relativisht i sigurt se nëse mund të vaksinojmë 90% ose më shumë të popullsisë, do të shohim që epidemia të fillojë të zvogëlohet,” thotë ai.

Përveç vaksinimit, sjelljet individuale mund të ndryshojnë parashikimet për këtë version të ri të virusit.

Mjekët duhet të vazhdojnë  t’i kujtojnë edhe pacientëve të vaksinuar se sjelljet si distancimi shoqëror dhe maskat kanë ende rëndësi, thonë ekspertët.

Vaksinat kundër COVID janë të mira, por jo të përsosura, ato ofrojnë më pak mbrojtje nëse kanë kaluar shumë muaj nga marrja e dozave të vaksinave./AgroWeb.org