Kotoleta me Kungulleshka – Si t’i Përgatisni Plot Shije në Shtëpi

683 0

Kotëletat zakonisht jemi mësuar që t’i përgatisim me mish pule, peshk apo mish viçi.

Por AgroWeb.org ju tregon një mënyrë tjetër për përgatitjen e tyre plot shije.

Këtë radhë nuk do t’ju duhet mishi, pasi kjo recetë kërkon përdorimin e perimeve.

Duke qenë se kungulleshkat tani janë kudo në treg dhe patatet e reja gjenden kudo, kjo recetë ia vlen që të provohet.

Hapat janë shumë të thjeshtë dhe në më pak se 30 minuta ju do të keni përgatitur një pjatë të shkëlqyer.

Këto kotëleta mund t’i shoqëroni me sallata nga më të ndryshmet por edhe me tarator për t’i dhënë freski vaktit tuaj.

Përbërësit

450g kungulleshka

50g bukë e thekur e thërrmuar

Kripë

Vaj ulliri

100g patate

30g djathë kaçkavall i grirë

Piper i zi

Për lyerjen e kotëletave

1 vezë

100g bukë e thekur e thërrmuar

Përgatitja

Në një tas të thellë AgroWeb.org ju këshillon që të filloni me grirjen e kungulleshkave.

Duke qenë se do t’i përdorni me gjithë lëkurë, ju këshillojmë që në fillim t’i lani me ujë të bollshëm.

Sigurisht mund të përdorni edhe sodën e bukës për t’i pastruar siç duhet.

Pasi të keni grirë kungulleshkat, kalojini në një sitë dhe shtypini me një lugë kështu do të largoni ujin e tepërt.

Më pas grini në rende pataten, shtoni bukën e thekur të thërrmuar, dhe djathin kaçkavall.

Jepini shije me kripë dhe piper dhe filloni të bëni forma rrumbullake petashuqe me duar duke i lagur me pak ujë.

Pasi të keni krijuar kotëletat tuaja, vendosni një tigan në zjarr të ngrohet me pak vaj ulliri.

Ndërkohë në dy tasa keni hedhur vezën e rrahur dhe bukën e thekur të thërrmuar.

AgroWeb.org ju sugjeron që të kaloni një e nga një kotëletat si fillim tej veza e më pas të buka e thekur.

Më pas vendosini në tigan dhe lërini të skuqen nga të dyja anët derisa të kenë marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe./AgroWeb.org