Rreziku Që i Kanoset Shëndetit të Zemrës nga Niveli i Lartë i Kaliumit

1.9k 0

Njeriu nuk jeton dot pa kalium.

Ky elektrolit është përgjegjës për një sërë funksionesh jetësore në organizëm.

Ai është i rëndësishëm jo vetëm për ekuilibrimin e ujit në trup por edhe për të mbajtur zemrën, muskujt, stomakun dhe nervat në punë.

Ruajtja e niveleve të duhura të kaliumit në organizëm është e një rëndësie të madhe.

Nëse kaliumi në gjak është në nivele tepër të larta, atëherë njeriu vuan nga një problem mjekësor që njihet si hiperkalemia.

Hiperkalemia ndodh kur nivelet e kaliumit në gjak janë më të mëdha se 5.5 mEq/L.

Shpesh, ky problem mund të manifestohet nëpërmjet lodhjes, drobitjes dhe plogështisë.

Kur nivelet e kaliumit arrijnë mbi 7 mEq/l, simptomat bëhen më të rënda ku përfshihet: aritmia paraliza, dobësimi i muskujve, mpirja, të përzierat, zbehja e reflekseve e të tjerë.

Si Ndikon Hiperkalemia Tek Shëndeti i Zemrës

Kur hiperkalemia është në nivele jo shumë të larta, ndikimi në zemër është i kufizuar, por kur ato rriten, ndryshimet në aktivitetin e muskujve të zemrës që tregohen në EKG pësojnë luhatje.

Kur hiperkalemia është e një intensiteti të fortë, për shkak të saj, zemra pushon së rrahuri.

Rreziku i shfaqjes së hiperkalemisë është më i lartë kur njerëzit kanë pësuar ose vuajnë nga:

  • sëmundjet kronike të veshkave,
  • diabeti
  • infarkti.

Këtu përfshihen edhe njerëzit që përdorin medikamente për uljen e tensionit të gjakut, të cilat prishin ekuilibrat e kaliumit në gjak.

A Mund Të Parandalohet Hiperkalemia

Ndryshimet në stilin e ushqyerjes  mund të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e problemit me nivelin e lartë të kaliumit në gjak.

Një mjek i fushës mund t’ju ndihmojë të bëni ndryshimet e nevojshme në mënyrën e ushqyerjes për të mbrojtur zemrën dhe organizmin nga hiperkalemia.

Ushqimet Që Duhet Të Shmangen

Ekspertët thonë se ushqimet e mëposhtme kanë një përmbajtje të lartë kaliumi ndaj duhen shmangur në rast se keni problemet e mësipërme.

Bëhet fjalë për: bananet, thjerrëzat, arrorët, pjeshka, patatet, salmoni, domatet dhe shalqini.

Mishi i kuq duhet kufizuar dhe në vend të tij të konsumohet mish shpendësh, peshk ose fasule për të zëvendësuar proteinën./AgroWeb.org