Si Të Siguroheni Që Po Blini Dezinfektantin e Duhur Të Duarve

355 0

Numri i kompanive prodhuese të disinfektantit të duarve është gjithnjë e në rritje, i nxitur nga kërkesa e lartë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Një gjë e tillë ka ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e produkteve të tilla që ofrohen në treg.

Si Të Siguroheni Që Po Blini Disinfektantin e Duhur Të Duarve

Së pari ekspertët këshillojnë që njerëzit të mos blejnë disinfektantë me më pak se 60 përqind alkol.

Në aspekt volumi, një disinfektant i mirë dhe cilësor duhet të ketë 94.9 përqind alkol, por edhe glicerinë, ujë të oksigjenuar dhe ujë steril.

Në etiketën e produktit, alkoli mund të shënohet edhe si etanol.

Sipas ekspertëve, përsa kohë, produkti ka përqindjen e duhur të alkolit, ai konsiderohet cilësor pavarësisht elementëve të tjerë përbërës.

Nëse një disinfektant ka më pak se 60 përqind alkol, atëherë ai është dramatikisht më pak efikas kundër virusit dhe baktereve.

Konsumatori duhet të ketë kujdes ndaj produkteve të tilla që në etiketë kanë të shkruar “përbërës alternativë disinfektimi”.

Një i tillë është vaji i arrës së kokosit që sigurisht nuk disinfekton.

Mënyra e Duhur e Aplikimit Të Disinfektantit të Duarve

Sasia e disinfektantit që hidhni në duar është e bazuar tek përqindja e alkolit që ka produkti.

Produktet e mira zakonisht e kanë të shkruar në etiketë sasinë e duhur që duhet hedhur çdo herë në duar për një disinfektim të mirë.

Pasi të keni hedhur disinfektuesin në duar, sigurohuni t’i fërkoni ato mirë dhe plotësisht dhe më pas të prisni që duart të thahen.

Nëse ju i fshini duart me letër përpara tharjes së alkolit, atëherë duart nuk do të jenë të disinfektuara.

Disinfektuesi nuk duhet përdorur në duar nëse ato janë të pisëta apo me yndyrë.

Para përdorimit të tij, ju duhet t’i lani duart patjetër me ujë të rrjedhshëm dhe sapun për mbi 20 sekonda./AgroWeb.org