Eksportet Bujqësore, 18 mijë tonë Më Shumë në Dy Javët e Para të Qershorit

369 0

6 830 tonë prodhime bujqësore të freskëta u eksportuan nga tregjet e Lushnjës dhe Fierit gjatë dy javëve të para të muajit qershor 2020, në më shumë se 25 shtete të rajonit, BE-së e më gjerë.

Rritja e prodhimit bujqësor vendas është reflektuar në furnizimin e bollshëm të tregjeve të vendit me këto produkte, uljen e çmimeve të shitjes dhe zgjerimin e eksporteve.

Statistikat e qendrës së eksporteve në Vlorë, tregojnë se eksportet bujqësore gjatë 15  ditëve të para të muajit qershor  2020 nga Lushnja dhe Fieri, u rritën me 18 tonë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë sezon po kryesojnë eksportet e shalqirit, pjeprit ndërsa vijon me trend në rritje të lehtë domatja, speci kastaveci etj, ndonë janë në fund të sezonit të prodhimit në sera.

Rritja e Eskporteve

Eksportet e prodhimeve bujqësore të stinës, kanë shënuar rritje  për shkak të zgjerimit të kërkesës në tregjet e huaja sidomos në vendet e rajonit, në kushtet e pandemisë COVID-19 që ka çuar në një trend rritje konsumin dhe kërkesën.

Rreth 1600 tonë perime të freskëta janë eksportuar vetëm nga rajoni i Fierit në 3-mujorin e parë të vitit 2020, kundrejt 1180 tonëve perime që u eksportuan në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas statistikave zyrtare, 143 mjete (trajlerë) janë furnizuar gjatë kësaj periudhe me produkte bujqësore të zonës për eksport, në tregun qendror të shumicës së fruta-perimeve në Fier, kundrejt 104 mjeteve që u regjistruan vitin e kaluar.

Eksportet bujqësore nga tregu i Fierit shkojnë kryesisht në Serbi, Mal i Zi, Maqedoni, Itali Austri etj.

Në Fier funksionojnë disa tregje të grumbullimit të produkteve bujqësore, të cilat janë lidhur me eksportues të ndryshëm jo vetëm nga vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian, por po e zgjerojnë hartën e prodhimeve “Made in Albania” edhe në Vendet Nordike: Norvegji e Suedi.

Në kushtet e masave ndaj COVID-19, qeveria vendosi që bujqësia të mos prekej nga kufizimi i lëvizjeve duke vijuar kështu normalisht zinxhiri ushqimor ku krahas furnizimit të bollshëm të tregjeve me prodhime bujqësore të freskëta vijon edhe eksporti “Made in Albania”, me një dinamikë të re zhvillimi pozitiv.

Ndërkohë në pikat e grumbullimit dhe serra fermerët po kujdesen për shëndetin e tyre duke përdorur masa mbrojtëse gjatë pune si maska dhe doreza./Burimi:Atsh