Si Ndikojnë Ushqimet me Antioksidantë Kundër Demencias?

472 0

Bimët që na dhuron nëna Natyrë janë dhuratat më të mira për shëndetin e njeriun.

Frutat dhe perimet në përgjithësi janë ndër më të jashtëzakonshmet sepse përmbajnë flavonoidë, antioksidantë që mbrojnë organizmin kundër shumë sëmundjeve.

Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition në 22 prill 2020, thotë se ushqimet e pasura me flavonoidë na mbrojnë nga demencia.

Çfarë Është Demenca?

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, demenca është një term që përshkruan një grup simptomash: si humbja graduale e kujtesës, rënia e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe problemet me komunikimin.

Rreziku i demencës përfshin:

  • Moshën,
  • Trashëgiminë genetike,
  • Përdorimin e tepruar të alkoolit,
  • Hipertensioni
  • Duhanpirja
  • Kolesteroli i lartë.
  • Ngushtimin e enëve të gjakut

Sipas ISHP-së demenca konsiderohet ndër sëmundjet më të keqinterpretuara ditët e sotme për arsyen se disa mendojnë që ajo vjen me moshën dhe për pasojë nuk ka trajtim  ose ngatërrohet me sëmundjen Alzheimer.

Si Ndikojnë Ushqimet Me Antioksidantë Kundër Demencias?

Në studimin e lartpërmendur, ekspertët analizuan të dhënat e 2,800 njerëzve të një moshe mesatare 59 vjeç të cilët nuk vuanin nga kjo sëmundje.

20 vjet më vonë, njerëzit që ishin ushqyer me më shumë ushqime me antioksidantë ishin 40% më pak të prirur të vuanin nga kjo sëmundje.

Ekspertët sqarojnë se në botë gjenden shumë lloje antioksidantësh, por të duhurit kundër problemeve me trurin vijnë nga çaji, molla, dardha, boronica dhe luleshtrydhet.

Një sasi e larmishme dhe e duhur me antioksidantë është 7 filxhanë çaji boronica ose 8 mollë ose dardhë dhe 19 filxhanë çaji në muaj.

Sasi e pakët antioksidantësh është të konsumosh më pak se dy mollë në muaj.

Studiuesit thanë se flavonoidët mbajnë larg inflamacionin nga truri dhe mbrojnë qelizat e tij në funksionet e tyre optimale duke penguar kështu sëmundje të rrezikshme.  /AgroWeb.org