Musaka me Patate të Ziera – Receta e Thjeshtë me Shije të Mrekullueshme

4.2k 0

Nëse doni një alternativë ndryshe për recetën tuaj të drekës. Provoni të përgatisni recetën e musakasë me patate të ziera.

Një recetë me shije të mrekulleshme e sjellë nga amvisa Suela Katanja.

PËRBËRËSIT 

  • 600 gr mish i grirë
  • 1 kg patate të reja
  • 2 vezë
  • 2 qepë
  • vaj, kripë, piper

PËRGATITJA

Qepët e prera imët i fërgoni me pak yndyrë, më pas shtoni mishin e grirë dhe i fërgoni edhe 10-15 minuta, në fund shtoni piper të kuq dhe të zi, sipas dëshirës.

Në një tjetër enë ziejm patatet e pastruara mirë, kur të jenë gati i qërojmë dhe i presim me rradhë.

Në tepsi ose tavë renditini me rradhë një rend patate dhe një rend mish derisa të kryhet e tërë sasia.

Futeni në furrë të nxehtë, ngadalsojeni temperaturën dhe pas 20-30 minuta para se të jetë kryer pjekja tundni dy vezë me pak qumësht dhe ja hidhni sipër. Tepsinë e mbani në furrë edhe rreth 5 minuta./Kuzhinaime