UNICEF: 27% e Shkollave në Shqipëri nuk Plotësojnë Kushtet Minimale të Higjienës

460 0

29% e shkollave në Shqipëri nuk plotësojnë kushtet më minimale higjienike. Ky është rezultati i raportit të publikuar nga UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, për një studim global të kryer gjatë vitit 2019, me fokus kushtet e përgjithshme në shkolla.

Por, higjiena nuk është problematika e vetme. Sipas të dhënave të publikuara nga UNICEF, vetëm 5% e shkollave në vend kanë përshtatur infrastrukturën, ndërsa 53% e shkollave nuk kanë akses në internet, duke u renditur kështu nën mesataren evropiane.

Raporti 

Sipas raportit, 44% e shkollave kanë mungesë të ujit të pijshëm, duke e renditur kështu Shqipërinë në vend të fundit në Evropë, për sa i përket aksesit për ujin.

Në rang global, 594 milionë nxënës kanë mungesë të ujit të pijshëm në shkolla, teksa pjesa më e madhe e tyre, i përkasin Afrikës dhe vendeve të Botës së Tretë.

Në këtë raport, Organizata Botërore e Shëndetësisë, vë theksin te implementimi i higjienës, pasi në kushtet e pandemisë botërore, rritet rreziku i krizave humanitare. /Euronews Albania