Sa Kohë i Duhet Koronavirusit të Përhapet Në Familje?

418 0

Shkencëtarët kanë zbuluar se në 53% të rasteve, një person që jeton me dikë të sëmurë me koronavirus, do të infektohet patjetër.

Në 75% të rasteve, infektime të tilla ndodhin brenda 5 ditëve nga shfaqja e virusit në familje.

Sipas shkencëtarëve, virusi përhapet shumë shpejt në grupe e komunitete dhe e gjen shumë lehtë rrugën drejt shtëpisë.

Me të mbërritur në shtëpi, virusi përhapet tepër shpejt tek anëtarë të tjerë të familjes, sidomos tek njerëzit me imunitet të dobësuar dhe sëmundje të tjera kronike.

Kujdes Të Shtuar Gjatë Festave

Rastet në rritje të infektimeve në mbarë botën po i bashkëlidhen faktit se njerëzit ndihen të lodhur nga rregullat kufizuese dhe përgjegjësitë ndaj vetes por edhe të tjerëve dhe prej kësaj po ulin vigjilencën duke u mbledhur në grupe.

Për fat të keq, virusi nbuk lodhet kurrë dhe shfrytëzon pikërsisht këto grupime në dukje të padëmshme.

Shqetësimet për rritjen e rasteve të infektimeve gjatë festave të dimrit, janë alarmante, sepse gjatë festave si Krishtlindjet apo Viti i Ri, njerëzit janë të prirur të bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh e t’i dorëzohen qejfeve e nepsit.

Frika është e justifikuar sepse me këtë lodhje mendore gjatë këtij viti, dëshira për ndërveprim social është e madhe.

Për rrjedhojë, është e rëndësishme që njerëzit nëse zgjedhin të marrin pjesë në grupime të ndryshme gjatë festave, të jenë vigjilentë e të kujdesshëmqë të shmangin infektimin e vetes dhe të të tjerëve me COVID.

Në mënyrë që gjatë festave të keni grupime sa më të sigurta, është e rëndësishme të përpiqeni të kufizoni ekspozime të tepruara, pra që grupi i miqve apo familjarëve të jetë më i vogël.

Nëse ekziston mundësia, mbajini takimet në ambiente të hapura ose në vende me një sistem të mirë ajrosjeje.

Nëse planifikoni të ftoni njerëz në shtëpi, sidomos gjatë festave, kujdesuni që ky numër të jetë sa më i pakët në mënyrë që të respektohet distanca.

Sigurohuni që të ftuarit të lajnë duart e të përdorni disinfektues ndërkohë që të moshuarit, ata me imunitet të dobët dhe fëmijët të ulen në tavolinë të paktën 2 metra larg të tjerëve./AgroWeb.org