Ekzema ose dermatiti atopik, shfaqet me skuqje të lëkurës dhe shoqërohet me kruajtje, plasaritje dhe të çara në lëkurë. Ajo zakonisht shfaqet në fytyrë, duar, këmbë, kokë dhe qafë.
Periudhat e gjata të stresit, pasiviteti fizik, mbipesha, lëkura e thatë dhe klima e thatë (sidomos në dimër), janë disa nga shaktarët e ekemës. Megjithatë, studiues të shumtë kanë gjetur një lidhje mes ekzemës dhe mënyrës së të ushqyerit.
AgroWeb.org bazuar në studime të shumta, sjell në vëmendjen tuaj disa prej uqshimeve që mund të jenë shkaktarë të ekzemës dhe disa ushqime që mund ta përmirësojnë gjendjen tuaj.
Ushqimet Më Të Mira Për Të Konsumuar Nëse Keni Ekzemë
Këto ushqime anti-inflamatore mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave tuaja dhe në parandalimin e ekzemës.
Peshku
Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e inflamacionit në trup. Ato zakonisht gjenden në prodhimet e detit dhe bimët.
Peshqit dhe disa prodhime deti të pasura natyrshëm me omega-3 janë: salmoni, goca deti, sardelet dhe açuget.
Por ju gjithashtu mund të provoni edhe këto burime të omega-3 me bazë bimore: farat e lirit, farat chia, arrat, spinaqi apo lakër brukseli.
Ju gjithashtu mund të bisedoni me mjekun tuaj për shtimin e një suplementi omega-3 në rutinën tuaj ditore.
Ushqime Që Përmbajnë “Quercetin”
“Quercetin” është një flavonoid që gjendet tek bimët. Karakteristikat e tij të fuqishme antioksiduese dhe antihistamine largojnë inflamacionin dhe histaminën në trup, duke ndihmuar në parandalimin e shfaqjes së ekzemës.
Disa opsione të ushqimeve të pasura me quercetin janë: perimet me gjethe jeshile, qepët e kuqe, mollët, specat, brokoli, çaj i zi dhe jeshil, boronica, vera e kuqe apo nektarinat.
Probiotikët
Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.
Ato jo vetëm që ndihmojnë me tretjen dhe mbajnë nën kontroll shëndetin e zorrëve, por mund të ndihmojnë në frenimin e ekzemës.
Këtu janë disa elementë kryesorë që duhen përfshirë në regjimin tuaj ushqimor: kos, kefir, lakër turshi dhe perime turshi.
Por nëse ushqimi i fermentuar nuk ju pëlqen, provoni të shtoni probiotikë në formë kapsule.
Cilat Ushqime Duhet Të Shmangni Kur Keni Ekzemë?
Jeni alergjik ndaj një ushqimi të caktuar, por gjithsesi vazhdoni ta konsumoni? Apo ndoshta keni një intolerancë të panjohur ushqimore?
Alergjitë nga ushqimi zakonisht shkaktohen nga: qumështi, vezët, gluteni, gruri, domatet, kikirikët, frutat agrume ose soja.
Përbërësit artificialë dhe ushqimet e përpunuara që gjithashtu mund të përkeqësojnë ekzemën janë:
- ngjyruesit artificialë
- yndyrnat
- ëmbëlsuesit artificialë
Këto shtues jo natyralë mund të dëmtojnë sistemin tuaj tretës dhe imunitetin, duke shkaktuar inflamacion dhe si pasojë ekzemë.
Sheqeri, sidomos ai i rafinuari, bën që nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak të rriten, gjë që mund të rezultojë në inflamacion dhe si pasojë në ekzemë.
Pra ka shumë shkaktarë të që lidhen me ekzemën dhe ushqimi është një prej tyre. Identifikimi i ushqimeve që po jua përkeqësojnë gjendjen, kërkon durim dhe përkushtim, por ia vlen ta merrni situatën nën kontroll.
Është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të bëni ndonjë ndryshim të madh në regjimin tuaj ushqimor./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje