Virusi që po godet fëmijët/ Izolohet rasti i parë me RSV! Duket si grip, shkakton pasoja të rënda

422 0

Edhe pse mjekët kanë kohë që paralajmërojnë se virusi respirtaor sinsicial po qarkullon te fëmijët në vendin tonë të paktën referuar shenjave simptomave klinike që shfaqnin fëmijët, Instituti i Shëndetit Publik vetëm këtë të martë ka deklaruar zyrtarisht se ka izoluar rastin e parë të prekur nga virusi.

ISHP i referohet një 16-vjeçari, i cili u paraqit në infektiv me komplikacione të rënda për të cilat edhe u intubua, por fatmirësisht djali  e ka kaluar rrezikun për jetën dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët thonë se ka shumë fëmijë të tjerë të prekur nga ky viurs, i cili agravon kryesisht gjendjen shëndetësore te foshnjet e vogla, duke u shkaktuar bronkopneumoni dhe pamjaftueshmëri në frymëmarrje.  Ky virus shfaq të njëjtat simptoma si gripi, temperaturë të lartë, kollë, dhimbje kraharori dhe në ditën e tretë apo të pestë, situata agravohet.

Në urgjencën e pediatrisë tanimë nuk është numri i lartë i fëmijëve që paraqiten, por se ka shumë raste të rënda, shkaktuar nga virusi respirator sinsicial dhe viruset e gripit në qarkullim.

Burimi: Top Channel