Birrë me lulerradhiqe – Produkti më i ri që mbron klimën

820 0

Kompania e parë amerikane që krijoi një birrë neutrale ndaj karbonit të shpërndarë në gjithë vendin, tashmë ka prodhuar një produkt të ri me të cilin shpreson të trajtojë krizën e ndryshimeve klimatike.

Krijuesit e New Belgium Co. po sfidojnë industrinë e ushqimit dhe pijeve në konsumin e karbonit që ju duhet, duke nxjerrë në treg një birrë që është përshkruar si “ndryshimi i klimës në një kanoçe”.

Pija e tyre e fundit me prodhim të kufizuar ‘Torched Earth Ale’ përdor përbërës të tillë si luleradhiqe, ekstrakte hopi dhe ujë të ndotur nga tymi në zëvendësimin e përbërësve të zakonshëm të pastruar që përdoren për të bërë një birrë.

Ky kombinim i përbërësve krijon një shije që mund të jetë shija e ardhshme e industrisë së birrës nëse markat dhe pronarët e bizneseve nuk fokusohen në një plan konkret për pasqyrimin e krizës si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Birra është projektuar qëllimisht për të pasur shije të tmerrshme, duke përdorur ata përbërës që do të ishin në dispozicion në një të ardhme të shkatërruar nga problemet me klimën.

Industria e birrës përdor në masë drithërat dhe elbin në veçanti. Rrjedhimisht përqindjet e larta të të korrave do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në industrinë e drithërave dhe bujqësisë, e cila tashmë është nën presion për shkak të ndryshimit të klimës.

New Belgium Co. shpreson që lëvizja e saj e guximshme të inkurajojë bizneset më të mëdha të birrës të bëjnë të njëjtën gjë dhe të ndihmojnë në trajtimin e gjurmës së karbonit në industri për ta transformuar në mënyra të reja të cilat rrisin ndërgjegjësimin e publikut.

Si ka ndikuar ndryshimi i klimës në industrinë e birrës?

Thatësira të shtuara dhe valët ekstreme të nxehtësisë, një efekt i drejtpërdrejtë i ndryshimit të klimës, kanë bërë që e ardhmja e të korrave të elbit të jetë vazhdimisht në rrezik dhe si rezultat do të fillojë të luhatet në çmim, që do të thotë birrë më e shtrenjtë.

Për momentin Evropa është një nga prodhuesit më të mëdhenj të elbit në botë me Rusinë, Gjermaninë dhe Francën që prodhon mbi 38 milion ton elb në vit.

Në Mesdhe, shkencëtarët parashikojnë që prodhimi i elbit do të ulet me 25 %  në 8 % në varësi të parashikimeve të klimës./Burimi:EuroNews