Barishtet Më Të Mira Shëruese Për Të Marrë Vlera Çdo Ditë

719 0

Barishtet dhe erëzat shtojnë aromë dhe shije në çdo gatim, por ato përmirësojnë edhe vlerat shëndetësore të ushqimit.

Shumë prej erëzave aromatike dhe barishteve të mëposhtme, përmbajnë antioksidantë dhe vajra të fuqishme kundër baktereve.

Në listën e AgroWeb.org do të mësoni më shumë se si konsumi i këtyre barishteve do të përmirësojë shëndetin tuaj, tretjen, shëndetin e zemrës e të tjera.

Barishtet Më Të Shëndetshme Në Kuzhinë

Majdanozi

Majdanozi është i pasur me antioksidantë që luftojnë inflamacionin e veshkave dhe fshikëzës.

Majdanozi ka një efekt lehtësues edhe kundër konstipacionit dhe përmirëson tretjen.

Ai është i pasur me vitaminë K që fuqizon kockat.

Majdanozi kombinohet mjaft mirë me omletën, perimet, peshkun, orizin dhe mishin.

Rigoni

Rigoni përmban vajra të pasur me antioksidantë, të cilët janë të fuqishëm kundër baktereve dhe mykut.

Rigoni përdoret kundër dhimbjeve abdominale, sekrecioneve të fytit, të ftohurës, dhimbjeve të kokës e të tjerë.

Rigonin mund ta përdorni në salca, sallata, perime, gatime me peshk, pulë, vezë dhe djathë.

Koriandra

Farat e koriandrës janë përdorur kryesisht kundër pagjumësisë dhe ankthit sepse kanë efekt qetësues.

Ato përmirësojnë kujtesën dhe parandalojnë reagimet alergjike.

Koriandra është shumë e mirë për pastrimin e organizmit nga metalet e rënda si plumbi dhe mërkuri.

Trumza

Trumza ndihmon kundër sekrecioneve, azmës, bronshitit, të ftohurës, kollës, gripit dhe sinozitit.

Ajo përmirëson tretjen dhe është e pasur me antioksidantë.

Trumzën mund ta përdorni të freskët në salca, marinime, për mbushje, e gjellëra të ndryshme.

Në gatimet me mish, trumzën mund ta kombinoni me vajra dhe uthull.

Kopra

Kopra përdoret për të zbutur inflamacionin tek sistemi tretës dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe të kolesterolit.

Kopra shkon mjaft mirë me ushqimet e detit, me sallata, patate dhe perime të gatuara në avull.

Rozmarina

Rozmarina përmban antioksidantë dhe ka sukses kundër inflamacionit.

Ajo përdoret me efikasitet kundër azmës, sëmundjeve të mëlçisë dhe të zemrës.

Atë mund ta përdorni në çajra ose si gargarë kundër acarimeve të mishrave të dhëmbëve dhe acarimit të fytit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rozmarina përmban vajra që qetësojnë nervat dhe stomakun.

Rozmarina kombinohet mirë me perimet dhe uthullën.

Ajo është shumë e njohur për përmirësimin e kujtesës.

Borziloku

Borziloku përmirëson tretjen dhe shëron dhimbjet e kokës e pagjumësinë.

Vajrat e borzilokut qetësojnë sistemin tretës dhe dhimbjet e kyçeve.

Borziloku i freskët kombinohet me domatet, sallatat, supat, vezët, orizin dhe makaronat.

Mentja

Vaji i mentes zgjidh problemet me tretjen, irritimin e zorrëve dhe acarimin e stomakut.

Ky vaj esencial forcon sistemin nervor dhe largon dhimbjet e kokës.

Mentja kombinohet mirë me sallatat, patatet dhe bizelet.

Sherebela

Sherebela përdoret me sukses kundër reumatizmës, djersitjes së tepërt, dhimbjeve të stomakut.

Antioksidantët e saj janë efikasë për të përmirësuar kujtesën dhe përqendrimin.

Ju mund ta shijoni sherebelën si çaj ose ta përfshini në sallata, supa dhe mbushje./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.